Kodheli në konferencën e sigurisë
në Kosovë:Rruga drejt BE e gjatë 

Kodheli në konferencën e sigurisë<br />në Kosovë:Rruga drejt BE e gjatë 
Rruga e Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian është e gjatë. Kështu ka deklaruar sot në Prishtinë, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli teksa ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të sigurisë.

Sigurisht rruga jonë për në BE është e gjatë, por nëse ne do kemi bashkë me Europën një plan të mirëpërcaktuar me detyra të mirëpërcaktuara, pa vënë kushte të pamundura siç është në rastin e Kosovës, një kusht që zëvendëskryeministri Thaçi e përmendi drejtpërdrejt, të një marrëveshjeje, e cila jo domosdoshmërish ekziston edhe mes vendeve të tjera të BE-së, pra të gjejmë "casusbelli", të tilla për të justifikuar një gjë që qytetarët e Kosovës e kanë gëzuar dhe merituar kur ishin pjesë e federatës, dhe po këta qytetarë nuk e gëzojnë dhe nuk e meritojnë sot që janë një vend i pavarur, dhe kjo është qesharake” tha Kodheli.

Ministrja Kodheli bashkë me zëvendëskryeministrin njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ishte pjesë e panelit hapës me temë “Sfidat botërore dhe roli i NATO-s dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor.”

Pjesë e panelit hapës ishin edhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, DuškoMarković, ai i Maqedonisë, Fatmir Besimi si dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, László Szabó.

Kjo konferencë organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Institutin Aspen, dhe në të marrin pjesërreth 200 personalitete nga mbi 30 vende të botës. Konferenca “GermiaHill” zhvillon punimet në datat 2 dhe 3 shkurt në Prishtinë dhe është ngjarja më e rëndësishme vjetore e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovë. 
Fjala e plotë e ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli në konferencën ndërkombëtare të sigurisë “GermiaHill 2016” në Prishtinë

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin