Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli doli sot në një konferencë për mediat ku njoftoi për ngritjen e një qendre ekselence të NATO-s për trajtimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj.
Ashtu siç tha ministrja Kodheli, një qendër e tillë ngrihet për herë të parë në vendin.
“Në Shqipëri, për herë të parë që nga anëtarësimi i saj, do të ngrihet një strukturë NATO: Qendra e Ekselencës NATO, për të luftuar fenomenin e luftëtarëve të huaj terroristë.Pak ditë më parë, propozimi i Ministrisë së Mbrojtjes u shqyrtua në Komitetin Ushtarak të NATO-s dhe u kalua në unanimitet të plotë nga të 28 vendet anëtare.Propozimi ynë erdhi në një moment kritik për mbarë komunitetin ndërkombëtar. Fenomeni i luftëtarëve të huaj terroristë ka marrë përmasa të konsiderueshme. Mijëra prej tyre largohen nga Evropa dhe luftojnë sot në shtete dhe territore të destabilizuara në Lindjen e Mesme. Disa prej tyre janë qytetarë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.’ tha ajo.
Qendrat e Ekselencës (COEs) janë organizatat ushtarake ndërkombëtare që trajnojnë dhe edukojnë liderë dhe specialistë nga vendet anëtare dhe partnere të NATO-s. Ato ndihmojnë në zhvillimin e doktrinës, për të identifikuar mësimet e nxjerra, të përmirësojnë ndërveprimin dhe aftësitë, dhe provojnë dhe vërtetojnë konceptet përmes eksperimentimit.
Kjo Qendër Ekselence do të ndihmojë vendet anëtare të NATO-s, por dhe ato shtete partnere të interesuara, për të kuptuar në origjinë shkaqet dhe arsyet e radikalizimit të qytetarëve që jetojnë në hapësirën Euro-Atlantike, si dhe për të gjetur rrugët dhe mënyrat e parandalimit të këtij fenomeni në shoqëritë tona.
“Me ngritjen e kësaj Qendre Ekselence, Shqipëria mirëpret në tokën e saj një strukturë që do të mbajë flamurin e NATO-s, duke plotësuar kështu më së miri spektrin e angazhimeve të saj kombëtare.Kjo Qendër Ekselence, do të mbështesë gjithashtu edhe projektet e Qeverisë Shqiptare për angazhimet e marra në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Projekti ynë tashmë do t’i kalojë për veprim Komandës Aleate për Transformim, e cila do të na asistojë hap pas hapi deri në përfundimin e procedurave teknike për hapjen sa më shpejt të Qendrës së Ekselencës në Tiranë.” shtoi ajo.
Qendrat e Ekselencës së NATO-s janë institucione që trajnojnë dhe edukojnë specialistë nga vendet anëtare. Këto qendra ndihmojnë në zhvillimin e doktrinave, identifikojnë mësime të nxjerra, si dhe përmirësojnë ndërveprueshmërinë mes aleatëve.
“Pasja e një strukture të tillë në Tiranë, do t’i shërbejë maksimalisht edhe institucioneve të tjera shqiptare ligjzbatuese, duke i ndihmuar ato për të kuptuar sa më mirë fenomenin e luftëtarëve të huaj dhe për të ndërvepruar me struktura të ngjashme të vendeve të Aleancës së Atlantikut” përfundoi Kodheli.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com