Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli këmbëngul në ngritjen e një qendre ekselence të NATO-s në Shqipëri për trajtimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj. Këtë kërkesë të Shqipërisë drejtuar vendeve anëtare të NATO-s, Kodheli ja ka komunikuar personalisht ditën e sotme edhe gjeneralit Claudio Graziano, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Italiane.
Kreu i ministrisë së Mbrojtjes ka shpjeguar më herët se kjo qendër do të ishte një strukturë dhe institucion që do të merrej me studimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj, pjesë e së cilës do të ishin edhe politologë apo ekspertë të fushës nga të gjitha vendet e aleancës. Kodheli është shprehur se kjo ide është mbështetur dhe nga gjithë aleatët edhe nga strukturat ushtarake NATO-s.
Edhe gjatë takimit që Kodheli pati vitin e shkuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, u bë e ditur se ky i fundit mirëpriti këtë propozim dhe theksoi se mbetet i hapur për më shumë informacione dhe për diskutime të mëtejshme
Por, megjithëse kjo ide, sipas Kodhelit, është hedhur nga ministria e Mbrojtjes një vit më parë nga MM, ende nuk është konkretizuar.
/Shqiptarja.com