Kodheli në Kanada: Shqipëria e palëkundur në luftën kundër armiqve të vlerave Euro-Atlantike
Minstrja Kodheli merr pjesë në punimet e forumit ndërkombëtar të Sigurisë TIRANË, 21 Nëntor/ATSH-Gjergji Mima/ -Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli po merr pjesë në punimet e Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax në Kanada. Ky Forum në fokus të tij ka çështje të sigurisë me të cilat po përballet sot aleanca dhe shtetet e tjera të […]
/ATSH-Gjergji Mima/ -Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli po merr pjesë në punimet e Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax në Kanada. Ky Forum në fokus të tij ka çështje të sigurisë me të cilat po përballet sot aleanca dhe shtetet e tjera të cilat kanë përqafuar vlerat e përbashkëta të saj.
Ministrja e Mbrojtjes Kodheli zhvilloi një takim me zv.sekretarin Amerikan të Mbrojtjes Robert O. Work.
Zyrtari Amerikan falenderoi Shqipërinë dhe ministrinë e Mbrojtjes për angazhimin e dhënë në Afganistan si dhe kontributet me materiale ushtarake në luftën kundër terrorizmit në Irak dhe Siri.
Ministrja Kodheli e siguroi zv.sekretarin Amerikan të Mbrojtjes për vendosmërinë e palëkundur të Shqiperisë për të vazhduar në luftën kundër armiqve të vlerave Euro-Atlantike.
Ministrja mori pjesë gjithashtu në një takim të veçantë të organizuar me ministrat e vendeve NATO dhe atyre partnere. Në praninë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kandasë, Hollandës, Polonisë, Lituanisë, por dhe Kosovës, Gjeorgjisë dhe Maqedonisë, u diskutua për sfidat me të cilat po përballet sot siguria globale.
Pjesëmarrësit në këtë forum diskutuan për rreziqet e sotme që vijnë nga Lindja dhe Jugu si dhe nevojën për të unifikuar qëndrimet. Ministrja Kodheli e vuri theksin tek domosdoshmëria për bashkëpunim mes të gjithë aktorëve. Kodheli theksoi se angazhimi nuk duhet të jetë i unifikuar vetëm në planin ushtarak por dhe në atë politik dhe ekonomik. Sipas saj rreziqet duhen trajtuar njësoj nga të gjithë.
Sondazhi i ditës:
Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?
-
Po
28.2%
-
Jo
66.9%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 7536
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Trafik i rënduar në Bypassin e Vlorës! Radhë kilometrike automjetesh
17 Gusht, 22:55
-
Nuk fshihen më, Adrola Dushi poston për herë të parë foto me Capital T
17 Gusht, 22:36
-
‘Dhurata’ e pabesueshme e Musk për liderin çeçen, një Tesla Cybertruck e blinduar dhe me mitraloz! Kadyrov: Do ta përdorim në Kiev (VIDEO)
17 Gusht, 22:29
-
Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure
17 Gusht, 22:02
-
Do të bënin çdo gjë për pak ‘famë’, zbuloni 3 shenjat e horoskopit që ‘vdesin’ për vëmendje
17 Gusht, 21:56
-
Shndrite n’Shirokë’, nis edicioni i parë i festivalit të dritave
17 Gusht, 21:33
-
VIDEO/ Pas të nxehtit përvëlues, Fieri ‘freskohet’ nga reshjet e shiut
17 Gusht, 21:21
-
Penallti në shtesë, Genoa ndal Interin kampion që në javën e parë! Në Francë ka panik, ndeshja ndërpritet për 25 minuta
17 Gusht, 20:50
-
Ndahet nga jeta Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës
17 Gusht, 20:48
-
Avionët luftarakë F-16 ngjallin shpresa në Ukrainë
17 Gusht, 20:35
-
Lufta në Ukrainë/ Washington Post: Sulmi në Kursk shkatërroi negociatat sekrete midis Moskës dhe Kievit në Doha
17 Gusht, 20:24
-
Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)
17 Gusht, 20:03