Në fjalën e saj Ministrja Kodheli, duke shprehur bindjen se viti i ardhshëm do të jetë edhe më i suksesshëm se 2014, theksoi se modernizimi i Forcave të Armatosura duke iu përshtatur standardeve të NATO-s do të jetë një nga prioritetet kyçe të institucionit që ajo drejton. PDF - Direktivat e mbrojtjes për 2015
Po ashtu prioritet tjetër për Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë edhe përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës dhe logjistikës si dhe standardizimi i ushtarakëve.
“Ngjarjet me të cilat u përballëm gjatë 2014 duhet të na shërbejnë në raport me stërvitjen dhe standartet. Viti 2015 duhet të jetë edhe më i suksesshëm nisur edhe nga samiti i Uellsit. Konflikti në Ukrainë dhe ndërhyrja ushtarake e Rusisë, nënkupton një ndryshim të balancave. Zhvillimet serioze në Ukrainë dhe kërcënimet e ISIS përbëjnë një rrezik real për realitetin me të cilin jetojmë, për vendin dhe rajonin tonë. Nisur nga ky realitet në qendër do të jetë krijimi i kapaciteteve reale përmes modernizimit të ushtrisë, përmirësimi i trajtimit të ushtarakëve, rritja e transparencës dhe luftë ndaj korrupsionit. Në kuadër të detyrimeve tona ndaj NATO iu paraqes prioritetet kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2015: Modernizimi i Forcave të Armatosura, përmirësimi i infrastrukturës dhe logjistikës, standardizimi i ushtarakëve.” theksoi Kodheli në fjalën e saj
Kodheli: Kalim gradual të armatimit drejt standarteve të NATO
Duke folur konkretisht, Kodheli tha se në kuadër të modernizimit të FA, do të bëhet i mundur kalimi gradual drejt armatimit të ushtarakëve sipas standardeve të NATO. Po ashtu Ministrja nënvizoi se do të vijohet edhe me projektet e tjera, mes të cilëve edhe nisja e programit të alenacës së Atlantikut të Veriut për integrimin e projekteve raketore.
“Prioritet do të mbetet plotësimi i kapacatieve të FA që do të jenë të gatshme për pjesëmarrje në misionet e NATO. Ministria e Mbrojtjes do të përqëndrohet në këtë drejtim, ku fokusi do të jetë në zhvillimin e batalionit të dytë, duke u fokusuar në të gjitha planet të modernizimit dhe standardizimit në bazë të kritereve të NATO-s. Së dyti zëvendësimi gradual i armatimit të vjetër me armatim sipas standardeve të NATO. Do të bëhet kalimi gradual drejt armatimit të aleancës së NATO-s. Përfundimi i projektit të helikopterëve. Të fillojë puna për integrimin e projekteve raketore të NATO.” tha Kodheli
Kodheli: Përmirësim i poligoneve ekzistuese si dhe krijimi i poligoneve të reja
Sa i përket përmirësimit të infrastrukturës dhe logjistikës në FA, ministrja e mbrojtjes, u shpreh se do të vijojë procesi i përmirësimit të poligoneve ekzistuese si dhe krijimi i poligoneve të reja.
“Infrastruktura të përmirësohet. Prioritet përputhja e masterplaneve e të gjitha garnizoneve, në bazë të planit afatgjatë të FA 2015-2020. Infrastruktura e poligoneve të përmirësohet për ata ekzistuese dhe të ndërtohen të reja. Mbështetja logjistike dhe mjekësore për FA të sigurohet. Të vijojë puna për projektet e automatizimit logjistik. “ u shpreh Ministrja
Kodheli: Pjesëmarrje në operacionet paqeruajtëse jashtë vendit
Më tej Kodheli tha se do të vijojnë pjesëmarrja dhe ndihma e trupave ushtarake shqiptare në misionet paqeruajtëse të NATO-s si dhe rritje të përfaqësimit në forcat e KFOR në Kosovë.
“Pjesëmarrja e operacioneve jashtë vendit, të vazhdojë, kryesisht për përballimin e situatave emergjente. Përmirësimi i vazhdueshem i imazhit të FA të vazhdojë të mbetet prioriteti kryesor i FA. Gjatë vitit të ardhshëm FA të marrin pjesë në operacionin e rezolutës së NATO-së në Afganistan. Niveli i përfaqësimit në KFOR në Kosovë të pësojë rritje. “ tha ajo
Kodheli: Rritje e kushteve dhe standardeve të ushtarakëve
Ndërsa lidhur me standardizimin e FA, Kodheli tha se do të vijojë puna për rritjen e kushteve dhe standardeve të ushtarakëve. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet arsimimit individual si dhe ngritjes së inteligjencës kibernetike.
“Të vijojnë reformat e personelit, duke vënë theksin tek intensifikimi i masave për rritjen e përkujdesit ndaj ushtarakëve. Të krijohet libri i trajnimit të ushtarakëve. Vëmendje kryesore të përqëndrohet në arsimini individual. Theks i veccantë t’i kushtohet ngritjes së inteligjencës kibernetike. Të plotësohen të gjitha detyrimet për pjesëmarrjen në stërvitjen e NATO-s. Gjithashtu të merren të gjitha masat për zhvillimin e kapaciteteve, si dhe projekte të tjera të përbashkëta dhe pse jo dhe të reja të aleancës së NATO-s. “ tha Mimi Kodheli
Kodheli: Vijon procesi i demontimit
Në përfundim Kodheli u shpreh se do të rritet efiçenca e menaxhimit financiar, ndërsa shtoi se do të vijojë procesi i demontimit edhe përgjatë vitit të ardhshëm.
“Menaxhimi financiar, të rritet efficenca për të realizuar prioritetet e vendosura. Të vijojë procesi i demontimit edhe gjatë vitit 2015. Rëndësi e veccantë t’i kushtohet pastrimit të hot-spoteve dhe rritjes së sigurisë së armatim depove dhe municioneve. “ u shpreh Kodheli
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)