TIRANË - “Shqipëria do të jetë vetëm një vend tranzit për refugjatët sirianë dhe jo një vend qëndrim për ta”. Ky ishte informacioni që ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dha dje në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në një seancë dëgjimore për marrjen e masave ndaj refugjatëve në Mesdheun Lindor nga Gjermania, Greqia dhe Turqia. Deputetët e komisionit të Sigurisë kërkuan informacion nga ministrja Kodheli lidhur me refugjatët dhe masat e marra nga qeveria shqiptare në rast se fluksi i tyre kalon nga vendi ynë. “Ç’pozitë zë Shqipëria në raport me një fluks të mundshëm refugjatësh? Vend pritës apo tranzit?”- pyeti Pjerin Ndreu.
Ministrja Kodheli bëri me dije anëtarët e këtij komisioni se qeveria ka marrë masat e para. “Grupi i punës i përbërë nga ministritë e linjës nën drejtimin e zëvendëskryeministrit ka bërë një inventarizim të mundësive tona nëse fluksi i refugjatëve kalon nga Shqipëria, që në të gjitha rastet”- vijoi Kodheli- “do të shërbejë vetëm si vend tranzit.” Ministrja bëri me dije se ka komunikuar lidhur me këtë temë me komisionerin e BE-së për Migracionin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, si dhe me homologët e saj italian, malazezë, maqedonas, kroat etj. Ajo ngriti shqetësimin që ndajnë edhe kolegët e saj, se agjencitë inteligjente raportojnë për një numër të madh keqbërësish që fshihen nën pretekstin se janë sirianë. Sipas Gjermanisë, 25 % e të ardhurve nuk janë fare sirianë.
“Kemi marrë masat e para. Refugjatët nuk kanë dëshirë të stacionohen në Shqipëri apo Ballkan. Ata duan vetëm ta përdorin ai tranzit për diku tjetër. Ne kemi inventarizuar mundësitë pritëse. Kam folur me partnerë evropianë dhe kolegë fqinjë për këtë çështje për bashkëpunim. Ne po bashkëpunojmë me agjencitë e inteligjencës. Ka shumë keqbërës që hiqen si sirianë. Inteligjenca gjermane raporton se 25% e emigrantëve nuk janë sirianë. Ne jemi aktualisht jashtë kësaj harte”-tha Kodheli. Duke diskutuar mbi takimin e ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, ministrja Kodheli foli për vendimet më të rëndësishme të marra në këtë takim. “Vendimi kryesor i marrë gjatë Ministerialit ishte zhvendosja e Grupit të Gatshëm Detar 2 të NATO në Detin Egje, ku do të ndihmojë Greqinë, Turqinë dhe Bashkimin Evropian me trafikun e mijëra refugjatëve që vijnë nga lindja e Aleancës.
Në ministerial u ra dakord gjithashtu me rritjen e prezencës dhe gatishmërisë së forcave të Aleancës, shtimin e policimit ajror në Turqi, shtimin e pranisë detare në Detin e Zi dhe atë Mesdhe si dhe forcimin e mbrojtjes ajrore të Turqisë”,- tha Kodheli, e cila nuk la pa përmendur kontributin e vendit tonë në Aleancë. “Shqipëria po merr pjesë në Task-Forcën e Bashkuar të Gatishmërisë Shumë të Lartë me një kompani këmbësorie çdo vit. Ky kontribut, vlerësohet nga NATO si mjaft i rëndësishëm duke pasur parasysh madhësinë e Forcave tona të Armatosura, por dhe krahasuar me vende të rajonit. Ne gjithashtu kemi marrë vendim për të shtuar kontributin edhe me një togë tjetër këmbësorie në Afganistan, kësaj radhe me aleatët italianë, duke vazhduar angazhimin e nisur që në vitin 2002.”- tha ajo.
Kontributi, Kodheli: Shqipëria e para që ju përgjigj Amerikës kundër ISIS-it
Vizitën në Tiranë të sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, ministrja Kodheli e cilësoi si një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve. “SHBA dhe Shqipëria kanë nënshkruar një dokument të partneritetit strategjik. Ky dokument, ka përcaktuar më së miri piketat për zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë në 10 - vjeçarin e ardhshëm. Shqipëria ka qenë vendi i parë që iu përgjigj thirrjes së SHBA-ve për ndihmë ushtarake ndaj peshmergave kurdë, në luftë kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik. Katër donacionet e bëra nga Forcat e Armatosura me armatim lindor, kanë bërë të mundur kthimin e fatit të betejës së Mosulit në gusht-shtatorin e 2014.”- deklaroi ministrja Kodheli, e cila shtoi edhe reformën në drejtësi si një nder temat e diskutuara me sekretarin Kerry. Deputetët Arben Çuko dhe Xhemal Qefalia thanë se kontributi i Shqipërisë ka qenë shumë i madh, përtej modestisë së ministres.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO