"Duke iu referuar të dhënave të projektbuxhetit rënia e shpenzimeve buxhetore për vitin 2014 i dedikohet kryesisht uljes së fondit të pagave dhe sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe për shkak të uljes së parashikuar të numrit të personelit të Forcave të Armatosura nga 10149 që ka qenë i planifikuar në vitin 2010 në mesatarisht 9500, por në fakt që do të mbërrijë në fund të vitit 2014 në 9250 veta personel i FA. Likuidimi që MM ka filloi padyshim ndaj detyrimeve që ka ndaj punonjësve të vet, si dhe ndaj detyrimit që ka ndaj të tretëve të cilët kanë ofruar shërbime dhe nuk kanë marrë pagesat e nevojshme.
Këto detyrime janë rreth 380 milion lekë, për kompensim për vlerën ushqimore, shpërblime për misione, detyrime brenda vendit e të tjera, të cilat janë kryer nga punonjësit e MM”, tha Kodheli para deputetëve. Por njëkohësisht ministrja e Mbrojtjes theksoi se digasteri i mbrojtjes ka për të shlyer borxhe të trashëguara që nga viti 2008,të cilat kapin shumën e 1.5 mld lekëve. “Borxhet tek Ministria e Mbrojtjes janë në shumën e 1.5 miliardë lekëve.
Borxhet janë fatura ujë, drita, telefon dhe shërbime të tjera të papaguara. Ky është borxhi i kalkuluar i MM, i cili daton që nga viti 2008. Detyrimet janë ndaj personelit të FA, rreth 398 milion lekë, rreth organeve hetimore, më shumë se 318 milion lekë. Për ujë, energji, telefon, rreth 73 milion lekë, flasim gjithmonë për lekë të reja. Por edhe ndaj subjekteve ndaj të tretëve, rreth 770 milion lekë të reja janë detyrimet që trashëgon që nga 2008 MM”, tha Kodheli.
Auditimi
“Krahas kallëzimeve që janë bërë deri tani lidhur me shpërdorimin e fondeve, një proces auditimi dhe inspektimi ekonomik po vijon në Ministrinë e Mbrojtjes. Ky proces auditimi, krahas identifikimit të rasteve të tjera të shpërdorimit do të hedhë dritë mbi inventarin e pronave të ushtrisë, të armatimeve dhe do të bëjë transparencë mbi shit-blerjet që janë kryer në të kaluarën”, u përgjigj ministrja interesit të deputetëve për procesin e hetimit.
Borxhet e Ministrisës së Mbrojtjes
-Gjatë vitit 2014 do të shlyhen detyrimet për 2013 në shumën 1 miliard e 550 milionë lekë.
-337 milionë lekë për pagat e papaguara dhe dietat
-194 milionë lekë për ushqimin e ushtarakëve të papaguara
-328 milion lekë të prapambetura për një kontratë për veshmbathje
-Shlyerja e detyrimeve ndaj misioneve të dërguara në Afganistan
-Abuzimet gjatë vitit 2011-2013 me financimin e mediave të shkruara që llogariten 232 milion lekë
Institucionet kërkojnë shtim të fondeve nga buxheti 2014
Krijimi i gjykatave administrative e ka gjetur të papregatitur qeverinë për të akorduar fonde për këtë administratë në buxhetin e vitit 2014. Ky shqetësim u ngrit dje në Komisionin e Ligjeve, ku po shqyrtohet buxheti i 2014 dhe shpërndarja e tij në institucione të ndryshme. Kryetari i gjykatës së Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj, tha se kërkohet një fond prej 20 milion lekësh me shumë për të mundësuar gjykim normal në këto gjykata. Deputeti i PS Armando Subashi, sqaroi se kjo situatë është faj i Presidentit që dekretoi këto gjykata pa u krijuar infrastruktura e nevojshme, por edhe i KLD si organ përgjegjës për gjykatat.
-Ministria e Drejtësisë tha se për vitin e ardhshëm nuk do të ketë asnjë ndërtim për burgje të reja. Buxheti gjyqësor ka pasur një rritje me 20%. Agjencia e kthimit të pronave do të kompensojë 45 raste. Për sistemin e burgjeve janë llogaritur nga 4.3 mld lekë në vitin 2013 në 4.5 mld lekë për vitin 2014.
-Zyra Administrore e Buxhetit Gjyqësor ngriti shqetësimin për rritjen e zërit të investimeve në Gjykatën e Shkallës së Parë të Elbasan, Gjykatën e Apelit në Shkodër, Gjykatën Administrative të Apelit.
-Gjykata Kushtetuese kërkuan një shtim fondi prej 13 milion lekësh në lidhje me përmirësimin e sistemit të sigurisë dhe lidhjes së rrjetit të brendshëm të internetit dhe serevrit në institucion. Investimet do të shkonin edhe për rregullimin e ambienteve të brendshme të gykatës dhe makinave të dëmtuara të administratës.
-Sekretari i Përgjithshëm i Prokurorisë së Përgjithshme tha se buxheti për vitin 2014 ka një rritje 20% në krahasim me vitin 2013. “Ne do të kërkonim mirëkuptimin tuaj për mundësinë e shtimit të buxhetit në zërin e shpenzimeve kapitale një shumë prej 15 mln lekë, e cila mund të bëjë të mundur përfundimin e disa projekteve të nisura dhe nevojën për investime në disa prokurori, Pogradecit, Elbasanit dhe Kavajës, në shtimin e ambienteve.
-Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Blendi Çuçi tha se ky është buxheti më i lartë për qeverisjen vendore rritet me 16 %, 33.1 mld lekë do të ndahen përkatësisht në 13.1 miliardë lekë, të cilat do të shkojnë për transfertën e pakushtëzuar, 5. 8 mld lekë do të shkojnë për fondin e zhvillimit të rajoneve, të ardhurat nga renta minerare rritet nga 300 mln lekë për vitin 2013 në 800 mln lekë për vitin 2014.
-Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito tha se për shkollën e administratës publike është parashikuar një 2- fishim i buxhetit për trajnimet, në nivelin e pagave të administratës publike, përveç Sekretarëve të Përgjithshëm, gjithë të tjerët përfitojnë nga taksa progresive, sipas nivele të strukturave të pagave.
Shkrimi u publikua sot (20.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)