TIRANE - Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka konfirmuar se nga tragjedia në anijen “Norman Atlantic” janë 5 viktima. Në një konferencë për mediat, Kodheli tha se operacioni vazhdon pa ndërpreje nën drejtimin e Italisë, ndërsa nënvizon se janë shpëtuar 22 shqiptarët e mbetur në bordin e anijes. Ministrja e Mbrojtjes tha se fati i tragetit do të vendoset në momentin që nga bordi do të largohet dhe pasagjeri i fundit.
“Sapo jam ndarë me një komunikim nga homologia italiane, e cila më foli për procesin e evakuuimit ku janë dhe 50 persona në bord. Dua të falënderoj ata që morrin pjesë në këtë operacion. Situata ka qënë e vështirë, deti me 7-8 ballë, era e madhe dhe nata. Konfirmojmë për 5 të vdekur, 1 qytetar grek dje 4 sot, por që ende nuk janë identifikuar. Më vonë do të kemi identifikimin e këtyre katër personave. Operacionin e drejtoi Italia me tre anije ushtarake, në ishim me anijen tonë luftarake Butriniti, e cila Ishte në operacion për 14 orë. Është kthyer në një nga bazat tona detare, dhe është nisur në operacion anija tjetër Lisus. Dua të falënderoj djemtë e ekuipazhit për punën që kanë bërë. Pasagjerët e evakuuar po dërgohen në spitalet italiane ku po bëhen verifikimet për emrat. Gjatë ditës së djeshme ka pasur një gadishmëri e cila ka qënë fryt i bashkëpunimit me dy qeveritë, atë të Italisë dhe Greqisë”, deklaroi Kodheli.
Ministrja tha se gjatë natës tre rimorkiatorët italianë janë përpjekur të tërheqin anijen “Norman Atlantic”, por kanë dështuar pasi janë shkëputur kavot.
Kodheli: Situata në monitorim, jemi në gatishmëri
Kodheli e mbërritur në Pashaliman pohoi se qeveria jonë, ministria, marina shqiptare ka marrë të gjitha masat e nevojshme që mbrëmjen e sotme anija të qëndrojë në pozicionin ku është ankoruar në afërsi të Darzezës së re 3.5 milje nga veriu i Sazanit dhe 4 milje nga toka.
“Flaka është shuar plotësisht ndërsa u arrit evakuimi i personave qe ndodheshin në anije. Situata është në monitorim. Qeveria italiane ka kërkuar që të kthehet në Brindisi dhe në bazë të ligjit ndërkombëtar do të rishikohet se çfarë rrugë do të ndiqet ndërsa pohoi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur problemet që mund të shkaktohen për shkak të kushteve atmosferike si përplasja në grykëderdhjen e Semanit.”- tha Kodheli.
E pyetur se përse nuk u ankorua më herët në brigjet shqiptare, Kodheli shprehu se pala jonë ka qenë në gatishmëri të plotë për këtë gjë, por qeveria italiane insistonte duke menduar se mund ta monitoronin me mire situatën nëse Italia do të drejtohej drejt brigjeve italiane.
/Shqiptarja.com

VIDEO