/ATSH- I. Vata/-Mnisterja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli pohon se Shqipëria me prezencën e saj në Marshimin e Bardhë në Paris me kryeministrin Rama dhe përfaqësuesit e katër bësimeve fetare, përçon bashkëjetesën dhe harmoninë.

Ministrja Kodheli, shprehet në rrjetet sociale se "Marshimi i Bardhë sot në sheshin e Republikës në Paris është marshim për paqen, është marshim për jetën dhe respektin, është marshimi për t'i thënë Jo terrorizmit, dhunës dhe errësirës. Shqipëria me prezencen në këtë marshim të Kryeminstrit dhe përfaqësuesve të katër komuniteteve fetare, përçon mesazhin e beshkëjetesës dhe harmonisë"