Kodheli takon homologun francez: 
Të rinovohet marrëveshja dypalëshe

Kodheli takon homologun francez: <br />Të rinovohet marrëveshja dypalëshe
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ndodhet për një vizitë zyrtare në Francë, ku është takuar me homologun e saj, ministrin francez të Mbrojtjes Jean-Yves Le Drian.
 
Të dy zyrtarët diskutuan për çështje të bashkëpunimit dypalësh, për situatën ndërkombëtare dhe zhvillimet e fundit, për angazhimet e përbashkëta në kuadër të NATO dhe BE. Ata ndanë mendimin se
 
Franca jep një kontribut të madh në modernizimin e FA dhe në arsimimin e oficerëve shqiptarë në shkollat më të mira franceze. Shembull i këtij bashkëpunimi të suksesshëm është misioni në Çad, ku Shqipëria ishte përkrah trupave franceze.
 
Kodheli i ka bërë me dije homologut të tij se në ndjekje të detyrimeve të FA për integrimin në BE, Ministria e Mbrojtjes është në proces shqyrtimi të mundësive për të kontribuar në misionin e BE, përkatësisht në Mali.
 
Ministrja Kodheli gjatë takimit nënvizoi se marrëdhëniet mes dy vendeve tona do të njohin vetëm rritje cilësore. Sipas saj, dy vendet tona duhet të rinovojnë marrëveshjen dypalëshe të bashkëpunimit, e cila daton që nga viti 1996.
 
Ministri francez i Mbrojtjes Jean-Yves Le Drian tha se mbështetja e Francës është e qartë dhe bashkëpunimi është tepër pozitiv. Ai gjatë takimit vlerësoi rolin që po luan Shqipëria si vend anëtar i NATO për stabilitetin rajonal dhe më gjerë.
 
“Mes dy vendeve tona ka një marrëdhënie të fortë dhe efektive”, nënvizoi ministri francez. Ai tha se: “Franca ndjek me shumë vëmendje pjesëmarrjen e trupave shqiptare në Afganistan dhe mirëpresim pjesëmarrjen tuaj edhe në operacione të BE”.
 
Kodheli e njohu homologun e saj me punën që po bën qeveria shqiptare, për të cilën tha se mbetet tërësisht e angazhuar në reformat e mëtejshme që afektojnë Ministrinë e Mbrojtjes në luftën kundër korrupsionit dhe në gjitha angazhimet që duhet të ndërmarrim, në kuadër të afrimit të Shqipërisë me Europën.
 
 
Në Planin e Bashkëpunimit Bilateral mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes për vitin 2014, janë planifikuar 17 aktivitete të propozuara nga të dy palët, nga të cilat 8 do të zhvillohen në Francë dhe 9 në Shqipëri.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Miratohet projektrezoluta për KLSH! Do bëjë publik planin e auditimit, kohëzgjatjen dhe audituesit! Debate mes socialistëve për transparencën e institucionit

Miratohet projektrezoluta për KLSH! Do bëjë publik planin e auditimit, kohëzgjatjen dhe audituesit! Debate mes socialistëve për transparencën e institucionit