TIRANE - Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka zhvilluar një videokonferencë me paqeruajtësit në Afganistan për t’ju ofruar mbështetjen maksimale të dikasterit që drejton.
Komandanti i “MAT - 5”, kolonel Ardjan Bali dhe komandanti i “Eagle 8”, major Agron Kuta informuan ministren e Mbrojtjes Kodheli mbi situatën aktuale në teatrin e operacionit, si dhe me detyrat që paqeruajtësit tanë po kryejnë me sukses në këtë vend.
"Jam informuar dje që kanë kaluar pagesat tuaja të zakonshme, në një kohë ashtu siç edhe Shefi i Shtabit e tha përpara sesa unë t’ja bëja prezent kryeministrit çështjen e taksimit tuaj. Këtë gjë e ka bërë me shumë dinjitet, komandanti i Forcave Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, shumë kohë më përpara, kur ka diskutuar me shumë seriozitet me stafin juridik për të gjetur mënyrën që ju të përjashtoheni nga ky taksim. Besoj që do t’ja mbërrimë, por ajo që besoj më fort është kjo gjë: Ju jeni aty sepse keni bërë një betim. Ju jeni aty sepse besoni tek atdheu edhe tek detyra juaj fisnike dhe kjo është shumë më e rëndësishme se sa çdo diskutim tjetër", tha Kodheli.
Kodheli deklaroi se, "jam këtu jo sepse besoj tek rroga e ministrit, por sepse besoj akoma tek shërbimi ndaj atdheut, pra në një sens, megjithëse në role të ndryshme, jemi betuar njësoj: unë mbi Kushtetutë e ju mbi flamur që do t’i shërbejmë vendit, patjetër duke i shërbyer edhe familjeve tona që është gjëja më e rëndësishme që kemi. Kështu që me urimin që morali juaj është po aq i lartë sa kjo që perceptojmë ne sot, unë Shefi i Shtabit, gjeneralët, të gjithë këtu, komandant Hoxha e të gjithë me radhë të vazhdojmë të jemi në unitet të plotë me njëri-tjetrin me shkëmbime informacioni dhe problemesh me njëri-tjetrin, me shpresën e madhe dhe besimin e plotë që ju do të vazhdoni ta kryeni me nder detyrën që ju është ngarkuar".
"Dhe fjala nder është një fjalë shumë e lartë, ndaj ju falenderoj për gjithë punën dhe mundin që keni bërë. Falenderoj gjithashtu edhe të gjithë Shtabin e Përgjithshëm dhe të gjithë ata që bëjnë të mundur që ju atje të jeni mirë me shëndet, me pagesat, me mbështetje të plotë nga ana e partnerëve tanë strategjikë, në mënyrë që asgjë të mos ju mungojë. Sigurisht që këtë radhë nuk ju ka munguar as fati, flas për Eagle 8 në këtë rast, se duhet edhe pak fat në atë gjë që ju bëni” deklaroi ministrja Kodheli.
“Shikoj një realitet tjetër, ndjej një realitet tjetër nga ai çka ndonjë dashakeqës apo shumë dashakeqës duan të krijojnë, idenë dhe të përfitojnë nga sakrifica juaj. Unë jam këtu garanti i sakrificës tuaj dhe garanti që dashakeqësit të mos përfitojnë nga kjo gjë. Ka shumë mundësi që bashkë, me asnjërin prej jush nuk njihem, por betohem në nderin tim që nuk do të keni asnjë mbeshtetës si Mimi Kodheli, Ministre e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë." tha ministrja gjatë videokonferencës Kodheli.
Biseda mes Ministres dhe kontigjentit ushtarak vjen një ditë pas sulmit që ju bë kontigjentit shqiptar në Afganistan, që fatmirësisht rezultoi pa asnjë të lënduar.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO