Kodheli: Ushtria mbron Atdheun.
Noka: Të luftojë drogën, hiqni syzet mavi

Kodheli: Ushtria mbron Atdheun.<br />Noka: Të luftojë drogën, hiqni syzet mavi
TIRANE - Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli raportoi sot në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, ku iu përgjigj edhe pyetjeve të deputetëve të opozitës, lidhur me mundësinë e përfshirjes së Forcave të Armatosura në luftën kundër kanabisit.

Ministrja Kodheli theksoi se Forcat e Armatosura i kanë të përcaktuara në Kushtetutë detyrimet e tyre, që kanë të bëjnë me diçka më serioze, mbrojtjen e Atdheut.

Por deputeti demokrat Falmur Noka tha se droga është kthyer në kërcënim për sigurinë kombëtare të vendit, dhe sipas tij, policia ka dështuar në punën e saj.

Noka: Çfarë do bëni me luftën ndaj kanabisit?

Kodheli: Mbrojtja e Atdheut është diçka shumë serioze. Forcat e Armatosura e kanë në Kushtetutë cilat janë detyrimet e tyre.

Noka: Hiqni syzet mavi. Droga po kërcënon sigurinë kombëtare të vendit.

Noka: Ka dështuar forca që është përgjegjëse për këtë punë. Droga është më serioze se pasqyrimi i bregdetit.

Cuko: E vetmja gjë e dështuar është përpjekja juaj për të nxirë policinë.

Byroja e Kuvendit vendosi sot përjashtimin e deputetit Flamur Noka për 10 ditë nga punimet e parlamentit. Por pavarësisht këtij vendimi, Noka ka marrë pjesë sot në seancën dëgjimore me ministren Mimi Kodheli në Komisionin e Sigurisë. 

Mosdekretimi i Shefit të Shtabit, përgjigjet Kodheli

Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho e pyeti ministren Kodheli, për problemet që mund të shkaktojë modekretimi nga presidenti Nishani i shefit të Shtabit, Jeronim Bazo.

Ministrja theksoi se modekretimi nuk bllokon aspak punën, pasi në detyrë është zv/komandanti i Shtabit.

Presidenti është në tagrin e vet të refuzojë. Eshtë procedurë rutine. Unë ende nuk jam njoftuar zyrtarisht për refuzimin, i shkon kryeministrit. Gjithsesi në detyrë kam zv/komandantin e Shtabit. Nuk na bllokon punën."- deklaroi ministrja Kodheli. 

Ministrja Kodheli deklaroi se brenda 10 ditësh do të bëjnë një kontratë me SHBA-në për të marrë 250 mjete të blinduara. Të parat mjete sipas saj, pritet të vijnë në muajt janar, shkurt të vitit të ardhshëm.

Gjatë diskutimit të shifrave të pr/buxhetit 2017 për strukturat e mbrojtjes, Kodheli tha se ai garanton mbështetje financiare për reformat kyçe ne ushtri.

Kodheli njoftoi gjithashtu se qeveria italiane do të dhurojë brenda këtij viti 5 mijë pushkë automatike të reja me vlerë 10 milionë euro. Ndërsa SHBA-të do të dhurojnë 250 mjete të blinduara që kushtojnë minimalisht 1.5 milion dollarë njëri.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik