TIRANE- Vrasja e biznesmenit të gazit Pirro Bare është vlerësuar maksimalisht nga Julian Sinanaj. Kjo jo vetëm për faktin se bëhej fjalë për një shumë prej 150 mijë euro, por edhe për faktin se vrasja e Barres paraqiste vështirësi.

Plani në kokën e tij ishte për ta kryer këtë vrasje nga një kodër mbi fshatin Qeret të Durrësit, ku prej saj do bënte aktivizimin e tritolit, i cili do vriste Baren dhe më pas Sinanaj do largohej përmes fshatrave që të nxirnin nga ana tjetër e autostradës.

Por vrasja në Rrogozhinë e Astrit Gjepalit ka shtyrë disa ditë më tej planin për shkak të postoblloqeve të shumta që ishin ngritur nga policia në rrugë. Sipas rrëfimit të Sinanaj, ai ka hapur një adresë interneti, ku fjalëkalimi i saj ishte “Hagakure”, që njihet si kodi i një komandanti Samurai. Sinanaj në rrëfimin e tij tregon dhe destinancionin e parave që merrte për vrasjet që kryente.