Kodi i Sjelljes, Balla: Shqipëria s’meriton baltën me para ruse dhe tymin e gomave

Kodi i Sjelljes, Balla: Shqipëria s’meriton baltën me para ruse dhe tymin e gomave

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas miratimit në Kuvend të Kodit të Sjelljes se Deputetëve.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,Taulant Balla ka reaguar pas miratimit në Kuvend të Kodit të Sjelljes se Deputetëve. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook Balla thekson se ky është një hap i rëndësishëm në rrugën e ndryshimit rrënjësor të funksionimit me rregulla dhe rritjes së transparencës së Kuvendit të Shqipërisë. 

Ndërsa përsa i përket protestës së opozitës, Balla ka falenderuar të gjithë deputetët e PS-së për gjakftohtësinë që tregojnë ndaj dhunës, provokimeve, gjuhës së rrugës nga opozita, halli i së cilës është DREJTËSIA e re para së cilës do japin llogari dhe hetimi ndërkombëtar për lidhjet e Lulzim Bashës me fonde të dyshimta ruse.

Një hap tjetër i rëndësishëm në rrugën e ndryshimit rrënjësor të funksionimit me rregulla dhe rritjes së transparencës së Kuvendit të Shqipërisë u hodh sot me miratimin Kodit të Sjelljes së Deputetëve. Prej ditës së parë kur kemi marrë këtë mandat qeverisës e kemi thënë se tipari themelor i këtij mandati do të jetë besnikëria ndaj interesave të vendit dhe ndaj çdo njeriu të zakonshëm dhe çdo familje të zakonshme të këtij vendi. Jemi një parti besnike ndaj tyre. Një qeveri besnike ndaj tyre. Një grup parlamentar besnik ndaj tyre. Si Kryetar i Grupit Parlamentar dua të falenderoj të gjithë deputetët tanë për angazhimin e tyre por edhe për korrektësinë ndaj vendim-marrjes politike. Dua t’i falenderoj të gjithë deputetët tanë për gjakftohtësinë që tregojnë ndaj dhunës, provokimeve, gjuhës së rrugës nga opozita, halli i së cilës është DREJTËSIA e re para së cilës do japin llogari dhe hetimi ndërkombëtar për lidhjet e Lulzim Bashës me fonde të dyshimta ruse. Shqipëria nuk e meriton as baltën me para ruse, as tymin e gomave, as vallet e çizmeve firmato në ajrin Parlamentit, si pasojë e shfrenimit të një opozite të mbledhur grusht nën çadrën e frikës prej Reformës në Drejtësi. Por pavarësisht këtyre, Kuvendi i Shqipërisë prej mesit të Shtatorit nuk është më ai i katër viteve të shkuara, ku fjala të jepet kur të teket dhe koha është gjëja e fundit që të shkon ndërmend. E çuditshme, për shumë e pabesueshme, por e vërtetë, që edhe deputeti më i padisiplinuar në këto 27 vite, largohet nga foltorja sapo bie gongu i mbarimit të kohës së fjalës së tij. Ndërkohë që rregulli dhe transparenca po vendoset edhe në financat e Kuvendit. Në detyrat e shtëpisë që Kuvendi ka në kuadër të procesit të integrimit Europian, detyra e vetme e parealizuar për vitin e kaluar ishte vetëm miratimi i Kodit të Etikës, dokument që u miratua sot.

Taulant Balla


]
 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haruni: 06/04/2018 20:54

    O kokekric ne 2011 NE PROTESTA E PS U DOGJEN SA PESEFISHI I GOMAVE QE U DOGJEN ME PROTESTEN E KUKESIT

    Përgjigju
  • Viçidoli Dixhital: 05/04/2018 16:38

    Ta mar vesht Evropi qe kur due une e kall krejt Shqipnin e pse jo dhe Evropin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur