Nga dita e sotme hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin rrugor, ku masa e gjobave për një sërë shkeljesh është rritur. Ministri i Tranpsorteve Edmond Haxhinasto nga Durrësi ka paralajmëruar shoferët të bëjnë kujdes pasi ndryshimet do kenë impakt të menjëhershëm në sigurine në rrugë.
“Iu bëj thirrje drejtuesve të mjeteve që të lexojnë me kujdes dispozitat që janë miratuar në kod, sidomos ato që kanë të bëjnë me sigurinë” ka thënë ai.
Me ndryshimet e bëra të gjithë shoferët duhet të bëjnë kujdes. Kjo për shkak se nëse kaloni semaforin me dritë të kuqe, atëherë gjobiteni me 20-30 mijë lekë. Nëse e njëta gjobë përsëritet më shumë se dy herë brenda dy viteve, atëherë ju hiqet patenta deri në një vit. Rregulla të reja do të ketë edhe për prindërit që nuk i mbajnë fëmijët deri në 12 vjec në sendilet përkatëse që përcakton Kodi Rrugor. Gjithashtu kush dëmton sinjalistikën në rrugë do të gjobitet. Janë të gjitha këto masa të cilat nga dita e enjte do të aplikohen nga Policia Rrugore.
Ndërkohë në Durrës Ministri i Transporteve përurori edhe nisjen e aplikimit të certifikatës së aftësimit profesional për drejtuesit e automjeteve të rënda.
“Kjo çertifikatë jepet në zbatim të direktivave të BE. Drejtuesit e automjeteve do të jenë të kualifikuar dhe pajisur me dokumentin përkatës njësoj si homologet e tyre në Europë. Dhënia e këtij dokumenti dhe vetë proçesi kualifikimit dhe trajnimit të drejtuesve të këtyre mjeteve, do sjellë siguri më të lartë për këtë kategori të transportit, veçanerisht për ata qytetarë që përdorin transportin publik” vijoi Haxhinasto. /Report TV/
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO