Kodi Rrugor sërish drejt ndryshimit, jo bllokim patente për drejtuesit e automjeteve, dyfish gjobë

Shkon sërish drejt ndryshimit Kodi Rrugor. Dhe pse në fuqi prej më pak se një viti me rregullimet e fundit që u bënë, në parlament janë propozuar sërish ndryshime të Kodit Rrugor. 

Sipas materialit të siguruar nga Report Tv këtë herë është propozuar ndryshimi në Kod në lidhje me penalitetet që aplikohen për drejtuesit me patenta të huaja që qarkullojnë në vëndin tonë si dhe heqia e kompentecave për rikthimin e këtyre patentave nga institucioni i prefektit.

Përaktësisht propozohet ndryshime në nenin 127 që prekin pezullimin e lejes së drejtimit. Propozuesi i këti ndryshimi në Kod rezulton se është deputeti socialist Pjerin Ndreu, ndërsa ende s'ka një datë se kur do të kalojë për votim në parlament.

Por çfarë parashikohet të ndryshojë?
Report Tv është interesuar pranë strukturave të policisë rrugore ku rezulton se ky ndryshim bëhet për t'i krijuar lehtësira pushuesve nga Kosova, Maqedonia dhe më pas turistëve të tjerë të cilët ndëshkohen për shkelje rrugore në Shqipëri. Aktualisht pas çdo ndëshkimi atyre u hiqet patenta njësoj si shoferëve shqiptarë dhe është institucioni i prefektit që ka tagrin e kthimit.

Ndërsa me ndryshimin e propozuar kërkohet që të aplikohet gjoba maksimale dyfish i vlerës së përcaktuar në Kod për shkeljen e konstatuar të paguhet gjoba, e më pas çdo drejtues ta marrë automatikisht patentën pa iu bllokuar.

Janë këto dy ndryshimet e propozuara: 3/1. Kundër masës së pezullimit të lejedrejtimit lejohet ankim, brenda 20 ditësh, tek organet përkatëse të drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Kjo drejtori merr masa brenda 30 ditevë në vijim. Kur ankesa gjykohet e drejtë, të interesuarit i kthehet lejedrejtimi.

3/2. Lejedrejtimi pezullohet nga organi epror i agjentit të policise që ka tërhequr lejedrejtimin dhe për lejedrejtimet e lëshuara nga një shtet i huaj, pezullimi i parashikuar në dispozitat e ketij neni konvertohet në pagesën e një shume që është sa dyjishi i masës administrative maksimale të parashikuar për dispoziten e shkelur. 

Propozimet për ndryshimin e Kodit Rrugor:



(Propozimet për ndryshimin e Kodit Rrugor)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë