Neni 19
(ndryshuar me ligjin nr. 74/2012)
Zëvendësimi i anëtarëve të KQZ-së
1. Anëtarët e rinj të KQZ-së zgjidhen jo më vonë se 30 ditë para datës së mbarimit të mandatit të anëtarëve që largohen. Anëtarët e rinj fillojnë detyrën ditën e nesërme pas përfundimit të mandatit të anëtarit që largohet ose pas bërjes së betimit në rastin e përfundimit të parakohshëm të mandatit.
2. Në rast të mbarimit të parakohshëm të mandatit të anëtarit të KQZ-së, Kuvendi emëron një anëtar zëvendësues brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të vakancës nga KQZ, sipas shkronjave “b” “c” dhe “ç” të pikës 1 të nenit 18 të këtij Kodi ose nga çasti i shkarkimit. Të drejtën për propozimin e kandidaturave e ka i njëjti subjekt politik që kishte propozuar anëtarin që i kishte mbaruar mandati, nëse subjekti i plotëson kriteret e përcaktuara në pikën 1 të nenit 14 të këtij Kodi. Në të kundërt, kandidaturat propozohen nga partia politike, e cila i plotëson kriteret e renditjes dhe përkatësisë. Në rastin e zëvendësimit të Kryetarit, zhvillohet e njëjta procedurë votimi, sipas nenit 15 të këtij Kodi.
3. Në rast se mandati i një anëtari të KQZ-së përfundon para kohe gjatë periudhës së zgjedhjeve, ai zëvendësohet nga Kuvendi sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 48 orë nga krijimi i vakancës.
4. Anëtari zëvendësues qëndron në detyrë deri në mbarimin e afatit të mandatit ligjor që gëzonte, sipas aktit të zgjedhjes, anëtari i larguar para kohe.
5. Shfuqizuar
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com