LUSHNJE- Plehrat kimike që përdoren për ullinjtë dhe rrushin variojnë nga 9500 deri në 12000 lekë për kuintal. Shtuar këtu dhe çmimin e larte të naftes për punimet mekanike, kostoja po behet e paperballueshme për fermeret.

Ne jemi ndalur ne Divjake, ku kultura e ullirit zë një sperfaqe te madhe me 450 000 rrenje.

Fermeret thone se çmimet e fosforeve jane rritur me 23% , azoti 18 %  dhe potasi 8%, krahasuar me një muaj me pare. Në kushtet e mbijetesës, fermerët e Divjakës dhe ata te Lushnjes kërkojnë ndërhyrjen e shtetit me suvencione.

“Dap-in e kam marrë me 10 mijë lek (të reja) për kuintal. Edhe naftën na thanë se nuk do e merrni këtë vit. Po me cfarë do punojmë ne?

“Rakinë dhe vajin e ullirit i kemi pa shitur ndërsa çmimet rriten çdo ditë per imputet. Kemi shumë kosto te lartë për të prodhuar. Kërkojmë ndihmë nga shteti”, - thanë fermeret Bajram Blliku dhe Ferdinand Nebillari.

Specialistët e bujqësisë, ia faturojnë rritjen çmimeve ne bursën ndërkombëtare, megjithate një masë ndihme e sugjeruar per shtetin eshte: Kompensimi i TVSH-së për inputet bujqësore. Kjo do te ndikonte drejtpërdrejtë në uljen e kostove të prodhimit për të gjitha kulturat bujqësore.