Kofshë pule me rozmarinë dhe proshutë
Përbërësit:
- 500 gr kofshë pule
- 300 gr proshutë
- 4 degë rozmarine
- Vaj ulliri ekstra i virgjër
- Kripë, piper
Përgatitja:
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Fillimisht filetojmë kofshët e pulës duke larguar pjesën e kockës. I marinojmë me kripë dhe piper dhe krijojmë një rrotullim duke përdorur proshutën si bazë. Kriposim pjesën e poshtme dhe mbi degën e rozmarinës vendosim roletë. Me ndihmën e një spango kuzhine bëjmë fiksimin e roleve të cilat i vendosim në një tavë me pak vaj ulliri. I vendosim roletë të piqen në furrë për 30 minuta në 180°C. Në fund e shërbejmë dhe dekorojmë me lëngjet e gatimit, pak kripë e piper.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)