Kofshë qingji e marinuar me patate furre
Përbërësit:
- 1 kofshë qingji
- 7-8 thelpinj hudhër
- 3 degë rozmarinë
- 2 limona
- 1 kg patate
Salca marinuese:
- 75 gjalpë
- 2 lgj mustardë
- 1 lgj mjaltë
- Fara speci djegës
- Kripë, piper
Përgatitja:
Një një tavë të madhe vendosim një lëtër pjekje, mbi të vendosim kofshën e qingjit të cilës i bëjmë disa shpime të thella më thikë ku vendosim thelpinjtë e hudhrave dhe degë rozmarine. E spërkasim më pas kofshën e qingjit më kripë dhe piper të zi. Tresim pak gjalpë ku shtojmë mustardën, mjaltin, lëngun e limonit, fara speci djegës, kripë dhe piper. E trazojmë mirë dhe me këtë salcë marinojmë me duar nga të gjitha anët kofshën e qingjit. E mbështjellim më pas me letër alumini dhe me një letër pjekje, shtojmë rreth 2 gota ujë në tavë dhe e vendosim në furrë të nxehtë të piqet për rreth 2-3 orë (në varësi dhe të madhësisë së mishit). Në 30 minutëshin e fundit të pjekjes nxjerrim tavën nga furra dhe largojmë letrën e pjekjes dhe mbështjelljen e aluminit. Shtojmë patatet e prera në kubikë të mëdhenj të cilat i kemi marinuar me salcën e përgatitur me mustardë, mjaltë dhe lëng limoni. Bëjmë një spërkataje të patateve me erëza sipas dëshirës dhe e vendosim përsëri tavën në furrë.