Kofshë qingji me patate
Përbërësit:
1 kofshë qingji
2 limona
2 thelpinj hudhër
2-3 degë rozmarinë
20 gr gjalpë
2 lgj vaj ulliri
Për salcën e lyerjes:
75 gr sheqer kaf
75 gr gjalpë
Për patatet:
1 kg patate
2 lgj vaj ulliri
Pak spec djegës
Kripë, piper
Lëng limoni
Përgatitja:
Fillimisht kemi tretur gjalpin, vendosim pak fara speci djegës dhe e lemë gjalpin të aromatiohet. Ndërkohë tek kofsha e qingjit bëjmë disa prerje me majën e thikës, e marinojme mishin me kripë dhe piper të zi. Në hapësira vendosim thelpinjtë e hudhrës të prera në feta. Më pas shtrydhim mbi kofshën e qingjit lëngun e dy limonëve, vendosim degë rozmarinë mbi prerjet që i kemi bërë mishit dhe e spërkasim mirë me gjalpë duke e masazhuar me duar. Kofshën e qingjit e vendosim në një tavë duke e mbështjellë edhe me letër pjekje dhe me letër alumini. Shtojmë pak ujë në tavë dhe e vendosim mishin të piqet në furrë të parangrohur, pas një ore e largojmë letrën e aluminit dhe të pjekjes.
Patatet i kemi zjerë dhe qëruar. I spërkasim me pak vaj ulliri, kripë, piper dhe rozmarinë dhe i vendosim në tavën ku po piqet mishi i qengjit. Tek gjalpi i aromatuar me fara e specit shtojmë pak ujë dhe sheqer kaf dhe e lemë derisa salca të lidhet. Në fund spërkasim patatet dhe kofshën e qingjit me salcën e karamelizuar.