Pas deklaratës së Bashës së koha e Sali Berishës ka mbaruar, ka ardhur edhe reagimi i deputetit të PD, Edmond Spaho.  Ai ka theksuar se PD-ja e Lulit, nëse ka një të tillë, është bërë për të qeshur e për të qarë dhe e ka cilësuar atë me nofkën “Ali Komiku.

 “Hajde mos u gajas!!! I pari ishte Ali Kimiku, emrin e kishte marrë nga programi i armëve kimike që drejtonte. I dyti ishte Ali Komiku. Ai ishte zëdhënësi i regjimit të Sadamit. Emrin ia vunë gazetarët ndërkombëtare sepse sa më shumë avanconin trupat e koalicionit drejt Bagdadit, aq më shumë dilte Aliu i propagandës dhe njoftonte “fitoret” e trupave te Sadamit. PD e Lulit, në se ka një të tillëe, është bërë për të qeshur e për të qare. Le kur thotë që koha e Berishës ka mbaruar dhe do presë tubin e oksigjenit që Berisha i jep Ramës!!! Ia kalon edhe Ali Komikut”, shkruan Spaho në një status në facebook.


Lajmi kryesor:

Mblidhet Kryesia e Grupit Parlamentar të PD, Basha: Koha e Sali Berishës ka mbaruar, prej kohësh është tub oksigjeni për regjimin e Ramës, do ta këpus