Mblidhet Kryesia e Grupit Parlamentar të PD, Basha: Koha e Sali Berishës ka mbaruar, prej kohësh është tub oksigjeni për regjimin e Ramës, do ta këpus

Kur tensione në Partinë Demokratike janë shtuar teksa Sali Berisha ka intensifikuar 'foltoret, Kreu demokratëve, Lulzim Basha, deklaroi sot se është i vendosur ta këpusë Sali Berishën, si një tub që sipas tij po i jep oksigjen regjimit të Ramës.

"Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale. Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës. Partia Demokratike ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci, dhe është shpresa e shqiptarëve për të zgjidhur hallet e tyre të shumta. Dhe halli me i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës.  Prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Rames. Unë jam i vendosur t’ja këpus këtë edhe këtë tub oksigjeni për regjimin Edi Ramës", tha Kryedemokrati Lulzim Basha, pak para fillimit të mbledhjes së kryesinë e grupit parlamentar të PD.

Në takimin e zhvillua në Selinë blu ishte axhenda e ngjeshur e PD-së në aksionin e saj në Kuvend. Po diskutohet gjithashtu për disa nene që do të propozojnë demokratët për tu përfshirë në ligjin Antimafia dhe që kanë të bëjnë me oligarkët.

Kjo mbledhje vjen pasi Lulzim Basha ka marrë vendim ër riorganizimin dhe zgjedhjen e organeve drejtuese të Forumit Rinor dhe të Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë. Kryetari i PD, Lulzim Basha urdhëroi thirrjen e proceseve zgjedhore. Posti i kryetares së LDGSH-së, mbahet me emërim që prej vitit 2012 nga Albana Vokshi. Kjo ka sjellë reagim të ashpër si nga një pjesë e të rinjve të FRPD-së por edhe të vetë Albana Vokshit, e cila ka munguar në këtë mbledhje të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:12
'Koha e Berishës ka mbaruar', Spaho reagon ashpër ndaj Bashës: Për të qeshur e për të qarë, si ‘Ali komiku'

Pas deklaratës së Bashës së koha e Sali Berishës ka mbaruar, ka ardhur edhe reagimi i deputetit të PD, Edmond Spaho.  Ai ka theksuar se PD-ja e Lulit, nëse ka një të tillë, është bërë për të qeshur e për të qarë dhe e ka cilësuar atë me nofkën “Ali Komiku.

 “Hajde mos u gajas!!! I pari ishte Ali Kimiku, emrin e kishte marrë nga programi i armëve kimike që drejtonte. I dyti ishte Ali Komiku. Ai ishte zëdhënësi i regjimit të Sadamit. Emrin ia vunë gazetarët ndërkombëtare sepse sa më shumë avanconin trupat e koalicionit drejt Bagdadit, aq më shumë dilte Aliu i propagandës dhe njoftonte “fitoret” e trupave te Sadamit. PD e Lulit, në se ka një të tillëe, është bërë për të qeshur e për të qare. Le kur thotë që koha e Berishës ka mbaruar dhe do presë tubin e oksigjenit që Berisha i jep Ramës!!! Ia kalon edhe Ali Komikut”, shkruan Spaho në një status në facebook.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Poku: 08/11/2021 06:28

    Mos ik o Luli mos ik se ty te mbron yuri kim dhe usa. Hajde tanibte shohim sa do qendrosh pas nje muaji. Te kishe cipe ikje qe ne fillim tashti eshe vone. Do te te hedhin si rrecke o derdimen.

    Përgjigju
  • Turi: 07/11/2021 23:39

    Ruju luli se mos ta bojn gropen ne ty sic ja boni berisha trebickes dhe olldashit.

    Përgjigju
  • Noli: 07/11/2021 22:28

    E more vesh o Mondi pse nuk u votojne Shqiptaret

    Përgjigju
  • Une: 07/11/2021 19:45

    Ik o Luli se do te dergojne llokum ne Hollande..

    Përgjigju
  • Vlore: 07/11/2021 19:28

    Mos dil per gjah se si dihet.????

    Përgjigju
  • goni: 07/11/2021 19:20

    ???????????????? po ti qe ishe 8 vjet minister dhe 4 vjet kryetar bashkie je i fresket ???? Ti kemi harruar skandalet se ishin shume ..????????????????

    Përgjigju
  • Endri: 07/11/2021 18:32

    Ti je narkoze per opoziten.

    Përgjigju
  • Loni: 07/11/2021 18:04

    Po ik o Luli me te mire se do te nxjerrin me lecka perjashta.

    Përgjigju
    • Bobi: 07/11/2021 20:57

      Luli saliu me grupin lemeria do te nxjer per bythe nga selia.

    • Jozefina: 07/11/2021 20:26

      Per zhelesh

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë