Koha më e mirë për të pirë kafe? Ja çfarë thonë ekspertët

Koha më e mirë për të pirë kafe? Ja çfarë thonë ekspertët

Kafe

Shumë njerëz shpesh pyesin se cila është koha e duhur për të pirë kafe dhe ekspertët kanë një përgjigje.

Cila është koha më e mirë për kafe?

Kafja përmban kafeinë, një stimulues natyral. Kjo do të thotë se mund të nxisë metabolizmin duke rritur rrahjet e zemrës dhe harxhimin e energjisë. Prandaj është ideale të pini kafe në mëngjes, rreth 90 minuta pas zgjimit, për t’u sinkronizuar me ritmin natyral të kortizolit të trupit.

Ndërkohë rekomandohet që ta shmagni me stomakun bosh. Një kafe e mëngjesit në shtrat mund të nxisë prodhimin e acideve të stomakut, duke shkaktuar ndjenjën e pahrehatisë. Konsumoni një ushqim të lehtë para kafesë për të zvogëluar rrezikun e rritjes së niveleve të kortizolit, të cilat tashmë janë në nivelin më të lartë në mëngjes.

Kafe pasdite?

Pas drekës, nivelet e energjisë janë më të ulëta dhe një filxhan kafe në këtë pikë mund t’ju japë energji. Një kafe në orët e hershme të pasdites është më efektive sesa një kafe e vonë gjatë ditës.

Në mënyrë që kafeja të mos ju prishë gjumin e natës, është mirë të shmangni pirjen e saj pas orës 16:00, veçanërisht nëse keni vështirësi për të fjetur.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Qytetarët presin ndërrimin e viteve në lulishten pranë memorialit

Lezhë/ Qytetarët presin ndërrimin e viteve në lulishten pranë memorialit "Gjergj Kastrioti"! Spektakli I fishekzjarreve