Koha për biznes për Vic
dhe David Beckham

Ajo po çementon reputacionin e saj si një stiliste.

Ndërsa të enjten ishte një ditë biznesi për Victorian, e cila u shoqërua nga partneri David Beckham për të vizituar punimet e dyqanit të saj në Londër.  

39 vjeçarja u shfaq shik me një palë pantallona të gjata në blu të lehtë dhe me një bluzë të bardhë, ndërkohë që folkët e gjatë i kishte lëshuar mbi supe.

Vic ishte lyer natyrale dhe kishte vënë një palë syze të stilit aviator.

Ndërsa David u shfaq me një palë xhinse, një bluzë gri dhe një xhaketë lëkure, ndërkohë që kishte vënë dhe një kapele në kokë.

david dhe vitoria beckham

Ata vëzhguan nga afër se si po shkon puna në dyqanin e ri të Victorias në Mayfair, i cili është ende në ndërtim e sipër.

Vic më parë i ka shitur produktet e saj në dyqane luksoze në vende të ndryshme të botës, por është hera e parë për të që të ketë një butik ekskluzivisht për të përfaqësuar markën e saj.

Projekti i ndërtesës është konceptuar në atë mënyrë që në mes të hapet një vrimë e madhe që të lidhë dyqanet e tri kateve.

Vic ka thënë se ja ka besuar këtë projeklt një njeriu të besuar që ka mjaft intuitë dhe e do modën.

Për këtë ajo pret që të realizohet diçka jo e komplikuar dhe e thjeshtë.

(b.t/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë