Dje, mbi 540 mijë fëmijë shqiptarë të arsimit parauniversitar u ulën në bangat e shkollës. Me ëndrrat dhe pritshmëritë e moshës. I pritën rreth 19 mijë mësues, shumica dërrmuese e tyre që marrin një rrogë të vogël në arsimin publik, me përpjekjet dhe shpresat për ta dyfishuar këtë rrogë tek kurset private për ato pak familje që mund t’ia lejojnë vetes një mësues privat për fëminë e tyre në shkollën nëndëvjeçare apo të mesme. Shumica e këtyre mësuesve të mirë dhe të talentuar janë mësues të lodhur, pse pas 5-6 orëve të mësimit në shkollën publike, kalojnë 4-5 orë të tjera në mësimet private që japin. Ministrja e sotme e arsimit me të drejtë u kërkon që të qëndrojnë edhe pasdite në shkollën publike, ku të japin kontributin e tyre edhe jashtë orarit mësimor.
Por këta mësues do të bëjnë gjithshka munden, që t’u shpëtojnë këtyre “dezhurneve” publike, në emër të disa parave më shumë për familjet e tyre. Dhe drejtoreshat zemërdhembshura do të bëjnë sikur do të mbyllin njërin apo të dyja sytë... Rezultati sidoqoftë do të jetë që shumicës dërrmuese të këtyre 540 mijë nxënësve, do t’u japin mësim mësues të lodhur e të demotivuar, me mendjen tek kursi privat dhe pushimi nga stërmundimi zik e mendor. Ministrja bëri shumë mirë që daljen publike në ditën e parë të shkollës për një të pestën e shqiptarëve në Shqipëri, e pati në shkollën e mesme në Tiranë, ku tri ditë më parë dy nxënës fyen dhe rrahën drejtoreshën e kësaj shkolle. Dhuna dhe arsimi-e ardhmja= e fëmijëve tanë, nuk mund të qëndrojnë së bashku.
Sikurse po aq drejt veproi prokuroria dhe policia e Tiranës, që arrestoi të rinjtë dhunues, menjëherë pas denoncimit. Por ministrja, e tërë kjo qeveri që duket se e ka në zemër arsimin, duhet të përkushtohen që mësuesit dhe prindërit të lidhen së bashku. Edhe në shkollat më të largëta e më të varfra publike të vendit. Pse janë po këta shqiptarë të varfër, që kursimet e jetës së tyre i mendojnë për shkollimin universitar të fëmijëve të tyre. Edhe tani, kur këta prindër i kanë fëmijët në shkollat nëndëvjeçare apo në gjimnaze e shkolla të mesme profesionale, janë gati të bëjnë sakri ca.
Por këto sakri ca nuk duhet thjesht të kanalizohen në pagesën e disa kurseve private për fëmijët e tyre. Duhet dhënë, secili me aq sa ka mundësi, për shkollën publike dhe klasën ku fëmijët e tyre mësojnë. Qeveria e mëparshme gaboi, kur kujtoi se me disa kompjutera e me internet falas në shkollë, do të hapeshin dyert e dijes. Kompjuetrerat dhe internetin, nxënësit i përdorën për të luajtur lojra elektronike. E ardhmja e arsimit të përgjegjshëm publik tek ne qëndron tek dialogu mësues-prind-nxënës. Për këtë duhet nxitur nga Ministria e Arsimit dhe degët e saj në rrethe, që sta pedagogjik të punojë më shumë me prindërit, që këshillat mësues-prindër të jenë një strukturë e dytë aktive e konkrete për shkollën tonë, pas atij të ekipit të mësuesve.
Ky raport duhet nxitur, pse është më i sinqerti dhe më me të ardhshme, që mund të krijohet. Nga njëra anë janë prindërit që duan më shumë dhe më mirë për fëmijët e tyre, nga ana tjetër mësuesit e lodhur, që mund të gjejnë disa fonde dhe ndihma që shkolla nuk u siguron. Në klasën e fëmijëvë të mij, vjet, në takimin e rradhës me prindër, një prind bojaxhi u ofrua vetë dhe leu klasën, e cila në nëntor ishte bërë për të qarë hallin. Në dimër bojaxhiu nuk kishte shumë punë dhe punoi pa para nëntorin e kaluar, për fëmijën e tij. Askush nuk e nxiti. Madje, kur e leu dhe mbaroi punë, as edhe Drejtori i shkollës nuk gjeti një minutë kohë ta falënderonte. Kjo ministre e re energjike, ia vlen ta gjejë këtë kohë dhe të përkushtohet, që trupi mësimor në çdo shkollë publike të afrohet dhe punojë më shumë me prindërit e nxënësve të shkollës.
Po ashtu dhe bashkëpunëtorët e afërt të saj. Dhe në vijimësi, gradualisht me qindra e mijëra mësues të arsimit tonë publik. Ka ardhur koha që prindërit të mos shihen më vetëm si xhepa të mundshëm për të paguar kurset alternative private, por si partnerë në një punë magjike, snike e krijuese si arsimi. Vetë mësuesit e ndershëm e të aftë do të ndiheshin më mirë, më të vlerësuar. Nuk them që të lënë kurset private, por ndoshta mund t’i provojnë të dyja. Ka ardhur koha që nga mësuesit të kërkojmë që fëmijët tanë t’i motivojnë për të lexuar më shumë libra, që të kontrobuojmë që çdo klasë të ketë librarinë e saj modeste. Ka ardhur koha për dije e për shkollë prej vërteti...
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16 Shtator 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)