‘Koha për t’u kthyer në shtëpi!’ Projekti 100 vjeçar i spastrimit etnik, dëshmi unike të vuajtjeve të çamëve e genocidi grek! Premierë më 12 qershor në Kinema 'Millenium'

Çamëria dhe shqiptarët e saj ngelet një plagë e dhimbshme e popullit shqiptar, e cila rëndon fort barrën e vuajtjeve të kombit tonë ndër shekuj. Tetëdhjetë vite më parë kjo krahinë shqiptare përjetoi një ndër masakrat më gjakatare të shënuara në historinë e Ballkanit apo edhe të Europës.

Ushtarë grekë, më 27 qershor 1944, dhunuan, torturuan, vranë e përçudnuan pa mëshirë qindra e mijëra gra e vajza, djem e burra, fëmijë e të moshuar.

“Krimet e kësaj kohe janë të paimagjinueshme. Ka 170 fëmijë të vrarë të hedhur në një përrua” shprehet Irakli Koçollari.

“Rreth 30 mijë mes dy luftërave botërore llogariten që të jenë dëbuar” thekson historiani Pëllumb Xhufi.

Genocidi i shkaktuar nga ushtarët sadistë grekë pasoi me largime masive të çamëve nga territori i tyre autokton drejt trojeve të tjera shqiptare, si e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar mizorisë greke.

Në lidhje me këtë ngjarje trishtuese të vendit tonë, skenaristja dhe regjisorja Admirina Peçi, më mbështetjen e Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, ka realizuar një dokumentar, të quajtur “Koha për t’u kthyer në shtëpi”, ku pasqyrohen vuajtjet e çamëve.

Ky dokumentar, i bazuar në dëshmi të vërteta dhe skena ilustruese, do të shfaqet për publikun shqiptar më datë 12 qershor 2024, në Kinema Millenium.

Ky dokumentar hedh dritë për publikun shqiptar dhe të huaj për vuajtjet e bashkatdhetarëve tanë.

“Për shkak të urisë kanë vdekur rreth 2755 persona” deklaron studiuesi dhe historiani Hasan Bello.

Skenaristja Peçi ka sqaruar se për realizimin e këtij dokumentari kanë kontribuar pa rezerva qytetarët e Konispolit dhe më shumë se 60 persona kanë qenë pjesë e skenave.

Ndër të tjera, ajo ka rrëfyer në media se titulli i dokumentarit është dëshira që has më shpesh tek populli çam.

“Dëshira ime më e madhe ishte të isha në shtëpinë time, atje” thotë me lot në sy dhe zërin që i dridhet njëri nga shqiptarët e Çamërisë që u dëbua.

Muzika e këtij aseti artistik është realizuar nga kompozitori Endri Sina, ndërsa morën pjesë dhe historianët e mirënjohur Pëllumb Xhufi, Irakli Koçollari, Beqir Meta, Hajredin Isufi, Hasan Bello dhe diplomati Shaban Murati.

Ndihmuan në realizimin e këtij dokumentari Bashkia Konispol dhe Shkolla “Bido Sejko”.

K.M/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daut: 09/06/2024 23:38

    Tragjike dhe genocid i vertete i Greqise ndaj popullates came. Sidoqofte, pseudo historianet e permendur flasin anapulla. Nuk ishte "krahine shqiptare" por territor i mbreterise se Greqise, shtetas te se cilit ishin. Ose arbereshe (arvanitas) myslimane ne dallim nga ata te krishtere ortodokse, qe ishin me frenat e shtetit grek. Si jane dhe sot. Greqia nuk spastroi vetem camer apo "turko-alvanoset" por qindra mije myslimane turq ose otomane. Ku camet ose arbereshet, i kurseu, si fillim. Eshte pra genocid, e per me teper i mbeshtetur fort nga Britania e Madhe ne ate kohe e prezenca e saj politiko ushtarake atje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë