Koja formon PSM: Rotacioni politik
bëhet vetëm me front opozita

Koja formon PSM: Rotacioni politik<br />bëhet vetëm me front opozita
TIRANE- Me afrimin e një procesi zgjedhor rishfaqet fenomeni i krijimit të partive të reja politike. Kështu, nga ish ministri i Shëndetësisë dhe ish funksionar i PS, Gjergj Koja zyrtarizoi sot Partinë Socialiste të Moderuar. Koja tha se vetëm një front opozitar mund të realizojë rotacionin politik.

Pikësëpari, të gjithë ne duhet të shtojmë radhët e kësaj partie, në mënyrë që anëtarët dhe simpatizantët e kësaj force politike të fitojnë natyrshëm besim tëk njëri tjetri dhe të kuptojnë se nuk janë pak.

Kjo do të ndikonte absolutisht në mënyrë pozitive në instalimin pa kthim të një mentaliteti fitues tek të gjitha strukturat dhe forumet e partisë, cka do të sillte si produkt një rezultat elektoral të paneglizhueshëm në skenën politike në zgjedhjet e vitit 2013. Pëpara se të kërkojmë të mbyllim një marreveshje parazgjedhore me aleatin tonë kryesor PS, ne duhet të bëjmë aleancë me qytetarët që të kemi peshë politike në frontin opozitar. Rotacioni politik i 2013 aq i dëshiruar nga shqiptarët, nuk arrihet me strehime politike të partive opozitare tek aletai i madh PS, por duke krijuar një front apozitar të përbashkët.”- deklaroi Koja në një takim me mbështetës të saj  që u zhvillua sot paradite në hotel Rogner.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, 28-vjeçari dëmtohet nga helika e skafit, Policia Kufitare i jep ndihmën e parë

Sarandë, 28-vjeçari dëmtohet nga helika e skafit, Policia Kufitare i jep ndihmën e parë