Partneriteti trans-atlantik mes SHBA-ve dhe Shqipërisë për CBD (canabidiol) dhe produkte të tjera të ligjshme të kanabisit mund të mbërrijë pikërisht në kohën e duhur për Panairin e Kanabisit, në Mile High City më vonë gjatë këtij muaji. Kjo lëvizje e shoqërisë civile, e krijuar fillimisht në 2013-n, mund të revolucionarizojë shumë mirë marijuanën e legalizuar dhe industrinë e Kanabisit në Amerikë, ashtu sikurse e dimë sot.
Koço Kokëdhima, deputet i Partisë Socialiste në Parlamentin shqiptar thotë se, “Shqipëria prodhon kanabis të cilësisë së lartë, që njihet në të gjithë Evropën”, siç përmendet në një shkrim të muajit shkurt të “Balkan Insight”, të titulluar: “Deputeti shqiptar mbështet fermerët që shesin fidanë jashtë shtetit”. Kokëdhima ka qenë në kontakt me Komisionin e Kongresit për Çështjet Euro-aziatike në Uashington D.C. (CCEA), lidhur me një takim që do të zhvillohet më vonë gjatë këtij muaji, për të diskutuar mbi një fazë tjetër zhvillimi të programit për eksportin e produkteve të kanabisit nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara.
Drejtori i CCEA, Cary Lee Peterson thotë se, “partneriteti dypalësh SHBA-Shqipëri për mallra të lidhura me kanabisin është ende i ri, pasi u deshën pothuajse dy vjet, që nga krijimi i Programit të Shoqërisë Civile të Mijëvjeçarit të Ri për Shqipërinë për të mbërritur sot në këtë pikë. Pra, kjo mundësi ishte diçka që u mor absolutisht në konsideratë në fillim, por që ka filluar realisht të ecë vetëm këtë vit”.
Canabidoil me bazë kërpin, i njohur gjithashtu si CBD, është kthyer në një temë të rrahur, për shkak të një numri avantazhesh shëndetësore që mendohet se ofron, si dhe për shkak të rregullave federale të paqarta, që e bënë të ligjshëm në të gjithë SHBA-të, siç cilësohet në deklaratën për shtyp në tetor 2001 të Agjencisë kundër Drogës, si dhe në vendimin e 2004-s të Gjykatës së Apelit të Qarkut të Nëntë (San Françisko, Kaliforni), lidhur me çështjen HIA (Shoqatë e Industrisë së kanabisit) kundër DEA (Agjencia kundër Drogës). DEA nuk pranoi të komentonte lidhur me këtë çështje dhe u përgjigj me një letër të përgjithshme informimi, që mund të gjendet lehtësisht në faqen web të saj. Megjithë paqartësitë, për sa u përket rregullave federale lidhur me produktet e kanabisit, në shtete si Idaho, rregullat lokale mbi CBD (për konsum mjekësor dhe rekreativ) e ndalojnë shitjen dhe përdorimin e tij, siç u përmend edhe nga shefi i Zyrës së Policisë kundër drogës së Idahos në artikullin e së martës së “Gazetës së Shtetit të Idahos”.
Iniciativat e bashkëpunimit mes CCEA-s dhe qeverisë shqiptare, të vendosura fillimisht nga një partneritet ndërqeveritar në 2013-n, mund të jenë faktori ndryshues që do të mundësojë çrrënjosjen e trafikut ilegal të drogës në Shqipëri, do të krijojë shumë vende pune dhe mundësi taksimi nga qeveria mbi të dy palët, duke rregulluar shpërndarjen e produkteve të kanabisit, të shitura në Shtetet e Bashkuara, përmes kompanive rishitëse të licencuara në Kolorado, Alaskë, Uashington dhe 12 shtete të tjera, ku CBD është i ligjshëm. Kjo është një pasojë pozitive, pas sekuestrimeve të 2014-s nga Policia e Shtetit në Shqipëri, që shkatërroi rreth 40 tonë bimë kanabis (siç raportoi “Huffington Post” vitin e shkuar), çka preku më pak se dhjetë për qind të parave të siguruara nga kanabisi në Shqipëri, sipas statistikave të tregut të kanabisit të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet. Megjithë legjislacionin shqiptar që e ndalon përdorimin e marijuanës, kanabisi i Ballkanit është i njohur për cilësinë e tij shumë të lartë, sasitë jashtëzakonisht të mëdha që sigurohen nga fshatarët dhe koston tepër të ulët, që është e padëgjuar në Amerikë. Një fermer shqiptar, thotë për një blog lajmesh në Tiranë, Agon, se, ”jam i lumtur të bashkëpunoj me qeverinë shqiptare dhe ta shes në mënyrë të ligjshme kanabisin tonë tek amerikanët, sesa t’ua jap trafikantëve të paligjshëm të drogës, që i kanë shkaktuar një rrezik ekstrem fshatit, fermës dhe familjes së tij gjatë dekadave të fundit”.
Një përfaqësues i “Balkan Herbal Industries” (BHI, Industritë Barishtore të Ballkanit), një grosist nga Evropa Lindore i produkteve të shëndetit dhe bukurisë thotë se, “parashikojnë mundësinë potenciale të furnizimit të kompanive amerikane shumë fitimprurëse dhe planifikojnë ta zgjerojnë përfundimisht linjën e tyre të prodhimit drejt SHBA-ve përpara fundit të 2015-s”. Në 2014, një shkrim i Forbes.com krenohej me kompanitë më të flakta të tregtimit publik të marijuanës, si “Novus Acquisition & Development”, “Abattis Bioceuticals Corp”, “United Cannabis Corp.”, “Cannabis Sativa Inc.”, “mCig, Inc.”, “Greengro Technologies”, “TerraTech Corp” dhe “Mentor Capital, Inc.”, që kanë gjithçka për të përfituar nga një marrëdhënie e re tregtare mes Shqipërisë dhe SHBA-ve për produktet e kanabisit, si canabidoil, të blera nga një distributor, si “Balkan Herbal Industries”, që është caktuar kohët e fundit nga Dhoma e Tregtisë së Kanabisit Shqipëri-Amerikë si shitës ekskluziv për Shtetet e Bashkuara. BHI komenton se, “do t’i njoftojë detajet e planeve të saj për tregjet amerikane gjatë Panairit të Kanabisit” që do të mbahet në Denver, Koloardo nga 18-20 prill.
/Shkruar nga Melanie Schultz, “Marketwired” / Marrë nga Shekulli/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com