Koka – Agani: Status mbrojtjeje Liqenit të Fierzës dhe pellgut Ujëmbledhës së tij
TIRANË – Në përgatitje të mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, që pritet të zhvillohet së shpejti në Tiranë, Ministri i Mjedisit Lefter Koka priti në një takim pune delegacionin e Kosovës të kryesuar nga Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor të Kosovës Ferid Agani.
TIRANË - Në përgatitje të mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, që pritet të zhvillohet së shpejti në Tiranë, Ministri i Mjedisit Lefter Koka priti në një takim pune delegacionin e Kosovës të kryesuar nga Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor të Kosovës Ferid Agani.
Gjatë takimit palët diskutuan për bashkëpunimin aktual në fushën e mjedisit mes dy vendeve duke u ndalur në çështjet e përbashkëta mjedisore. Në këtë kuadër u theksua vijimi i bashkëpunimit për shpalljen e Parkut të Alpeve Shqiptare dhe hartimin e planit të menaxhimit të tij, planifikuar për vitin 2015, dhe finalizimin e shpalljes së zonës ndërkufitare të mbrojtur trepalëshe me Kosovën dhe Malin e Zi.
Pas diskutimeve paraprake, Ministri Koka i dorëzoi homologut të tij kërkesën për përkrahjen dhe angazhimin e Ministrisë së Mjedisit në dhënien e statusit mbrojtës Liqenit të Fierzës dhe pellgut Ujëmbledhës së tij. Nga ana e tij, Ministri Agani e mbështeti këtë kërkesë të Ministrit të Mjedisit të Shqipërisë.
Gjithashtu në fjalën e tij Ministri Koka theksoi që të gjitha Parqet Kombëtare, Zonat e Mbrojtura, Monumentet e Natyrës etj të Shqipërisë dhe Kosovës të bëhen të aksesueshme nga qytetarët e të dy vendeve.
Nga ana e tij, Ministri Agani, duke njohur ecjen përpara të Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit mjedisor me legjislacionin evropian i kërkoi Ministrit Koka, ndihmën e Ministrisë së Mjedisit të Shqipërisë për legjislacionin mjedisor të Kosovës.
Gjatë takimit të dyja palët u angazhuan për të ngritur së shpejti një grup pune të përbashkët në nivel teknik dhe politik për të realizuar projekte konkrete në fushën e mjedisit. Të dy ministrat shprehën angazhimin e plotë të Shqipërisë dhe Kosovës për të bashkëpunuar në të gjithë sektorët e mjedisit për një zhvillim të qëndrueshëm midis dy vendeve./ATSH/
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.1%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi
24 Nëntor, 22:39
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme
24 Nëntor, 22:28
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur
24 Nëntor, 21:56
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21