Koka: Do të propozojmë një Moratorium 10-vjeçar për eksportin e lëndës drusore


TIRANË 12 Dhjetor / ATSH / - Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, eshte shprehur se prej vitesh gjendja e pyjeve eshte tejet e renduar, pasi ka patur abuzime të shumta e të vazhdueshme.  Sipas tij, që në vitin 2008 qeveria e mëparshme kishte kaluar pjesërisht pyjet në administrim te njësive vendore. "Procesi i transferimit u krye me procedura të përshpejtuara. Kemi mungesë të hartave pyjore e topografike. Ka shumë mbivendosje sipërfaqesh në terren, mungesë të një akti ligjor për ndarjen e kufijve ndërmjet njësive të qeverisjes vendore. Mungojnë strukturat e menaxhimit të pyjeve dhe kullotave komunale në njësitë vendore. Nga 323 njësi vendore, vetëm 92 prej tyre kanë emëruar deri tani në administratën e tyre specialistë pyjesh. Duhet të kishin punësuar minimalisht 500 vetë. Në 231 njësi vendore mungojnë totalisht strukturat për menaxhimin e pyjeve komunalë. Flasim për komuna të vogla, por me sipërfaqe shumë të mëdha dhe kryesisht pyjore. Administrimi ose mosadministrimi nga qeverisja vendore ka sjellë një sërë pasojash. Keshtu, vetëm 70 për qind e sipërfaqeve pyjore të djegura dhe 40 për qind e dëmeve dhe prerjeve ilegale janë në fonde pyjore në përdorim dhe në pronësi të komunave dhe bashkive pavarësisht se në çdo rast ministria e Mjedisit është ndjere e ndihet përgjegjëse përballë këtij realiteti të hidhur", eshte shprehur ai.
Duke iu referuar gjendjes aktuale të pyjeve, ministri i Mjedisit theksoi se "jemi në përfundim hartimit të ligjit të ri për pyjet dhe do ta prezantojmë së shpejti në qeveri dhe në parlamentin shqiptar, ku do të propozojmë një Moratorium 10-vjecar për eksportin e lëndës drusore, kalimin e fondit pyjor në varësi të njësive vendore, duke i lënë ministrisë së Mjedisit menaxhimin, politikëbërjen dhe kontrollin për ngritjen e njësive të specializuara pëer mbrojtjen e pyjeve me mbi 1 mije specialistë".
Sipas tij, "ministria e Mjedisit arriti me sukses Reformën Administrative duke ndarë menaxhimin nga kontrolli. Krijuam Agjencine Kombëtare te Mjedisit dhe Inspektoriatin Shtetëror te Mjedisit, Pyjeve dhe Ujrave, i cili ka bere 240 kallëzime penale dhe 1397 procedime administrative. Ka rritje të ndjeshme mbi 5-fish krahasimisht me vitin e kaluar, në sekuestrimin e materialit drusor të prodhuar dhe transportuar në mënyrë të paligjshme. Vetëm në muajt e fundit janë sekuestruar mbi 2000 m3 lëndë drusore në të gjithë vendin. Kemi patur një bashkëpunim të suksesshëm me Policinë e Shtetit duke ngritur postblloqe në rrugët nacionale. Eksporti i lëndës drusore është ulur ndjeshëm nga 150 000 m3 në vitet e kaluara në 15 000 m3. Ndaluam eksportin e qymyrit të drurit dhe kufizuam eksportin e drurëve të zjarrit e cila i ka vënë fre prerjes së mbi 200,000 m3 dru zjarri në vit".
Ministri i Mjedisit e ka vene theksin ede ne platformën e mbjelljes së 10 milionë fidanëve brenda mandatit 4-vjecar, projektet e rehabilitimit që janë proces, por edhe të tjera që do të zhvillohen gjatë vitit të ardhshëm. /a.ke/
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës