Koka e Ramosit i jep fitoren dhe
 kryesimin Realit të Madridit

Koka e Ramosit i jep fitoren dhe<br /> kryesimin Realit të Madridit
Në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, Ramos i jep një tjetër fitore Realit të Madridit përballë Real Betisit në 'Bernabeu' 2-1.
 
Reali e pa veten në disavantazh në minutën e 25, por barazoi me Ronaldon dhe kaloi në avantazh në fund me Ramos duke u ngjitur në krye të renditjes pas humbjes së Barcelonës.
 
Ndërkohë që Ramos është kthyer në golashënues te Reali këtë edicion, ish-tekniku i spanjollëve, Anceloti tregon një prapaskenë kur ishte në Madrid.
 
Ai shprehet se i ka kërkuar Ramosit që të luajë si qendër sulmues, pasi kishte aftësi shumë të mira.
 
Ndërkohë që në Itali, Roma ka bërë detyrën duke fituar me Palermon jashtë fushe, por diferenca me Juventusin mbetet e madhe. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve