Koka: Jo leje mjedisore nëse dëmtohet mjedisi

TIRANË - Ministri i Mjedisit Lefter Koka deklaroj mbrëmë në një emision televiziv se nuk do të ketë leje atje ku preken interesat mjedisore.
Edhe leja mjedisore dhënë për ndërtimin e hidrocentralit Langarica në Bënjë do të anulohet nëse vërtetohen dëmet që ai sjell në mjedis.
"Ne ndodhemi në këtë fazë. Bëmë vlerësimin e të gjitha dokumentacioneve ligjore, lejeve përkatëse të marra, ku rezultojnë në mbështetje të ligjit. Do të bëjmë rivlerësimin mjedisor. Tashmë grupi i përbashkët me specialistët e jashtëm do të bëjnë vlerësimin nëse këto leje të dhëna japin shqetësim për mjedisin, apo janë ato shkak i tharjes të banjave termale. Sigurisht që do t'i heqim, nëse ka qoftë edhe një provë shkencore që do të provojë që sjell dëm në mjedisin ku është dhënë", tha Koka.
Teksa ka analizuar punën në krye të Ministrisë së Mjedisit, Koka tha se Shqipëria brenda një viti është më e gjelbër. Megjithatë ai tha se do të vijohet me masa për përmirësimin e situatës, lidhur me mbetjet, pyjet dhe cilësinë e ajrit. Duke u mbështetur tek Reforma Administrative, Koka theksoi se do të mirëmenaxhohen mbetjet.
"Vitin e kaluar u eksportuan 460 metër² dru. Ndalimi i eksportit të drurit është sukses. Kemi disbalancë mes prerjes dhe mbjelljes së drurëve. Do ulim taksën e importit të lëndës drusore. 400 njerëz, nuk mbrojnë dot 1 mijë hektarë pyje", shtoi ai.
Duke u ndalur tek ndotja e ajrit, ministri bëri me dije se ndonëse ndotësit kryesor janë automjetet, nuk do të merren masat e menjëhershme ndaj tyre, por do të rriten kontrollet për cilësinë e karburantit. Më tej, ministri Koka theksoi se në nivelin e ndotjes ndikojnë dhe ndërtimet. "Pezullimi i ndërtimeve nga KKT është një hap pozitiv", tha ministri Koka./ATSh/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës