Koka: Moratoriumi 10 vjeçar i pyjeve
do sjellë përfitime reale në ekonomi 

Koka: Moratoriumi 10 vjeçar i pyjeve<br />do sjellë përfitime reale në ekonomi 
Ministri i Mjedisit Lefter Koka priti sot në një takim Ambasadorin e Republikës së Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler.
 
Ministri Koka e njohu Ambasadorin Sattler me nismat, politikat e reja dhe arritjet e deritanishme në fushën e Mjedisit duke vënë theksin në prioritetet, objektivat dhe projektet konkrete në këtë sektor të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë e Mjedisit, duke u ndalur në 2 moratoriumet atë të pyjeve dhe atë të gjuetisë.

Ministri Koka theksoi se në moratoriumin 10-vjeçar të pyjeve, sfida kryesore është kontributi real për zhvillimin dhe shtimin e pyjeve, për një plan të zbatueshëm menaxhimi që ta çojë ekonominë pyjore drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe të jetë kontribues real në ekonominë e vendit, pas përfundimit të këtij moratoriumi.

Nga ana e tij, Ambasadori Sattler u shpreh se mbështetja e Austrisë në fushën e Mjedisit do të vazhdojë ndaj Shqipërisë  e se ka ndjekur me vëmendje punën e Ministrisë së Mjedisit. Gjatë takimit palët diskutuan rreth çështjeve mjedisore më të prekshme në Shqipëri, siç janë  forcimi i kuadrit ligjor, menaxhimi i mbetjeve, rritja e ndërgjegjësimit të opinionit publik dhe qytetarëve shqiptarë, si edhe rrugën që Shqipëria po kalon në plotësimin e angazhimeve të direktivave të Bashkimit Europian në mjedis.

 Ministri Koka vlerësoi në këtë kuadër si puna e Ministrisë që ai drejton ka ecur me ritme shumë të shpejta dhe Mjedisi është drejt përmbylljes me sukses të direktivave që BE ka dhënë. Menaxhimi i mbetjeve si një nga sfidat dhe prioritet kryesore të Mjedisit në Shqipëri ishte në fokus të diskutimeve gjatë këtij takimi. Austria ka një eksperiencë të çmuar në këtë sektorë dhe asistenca e saj për adresimin e duhur të politikave në këtë fushë në vendin tonë, do të vijojë duke thelluar bashkëpuninin mes dy vendeve.

Forcimi i kuadrit ligjor dhe ndryshimet në Kodin Penal për krimet mjedisore nismë kjo e ndërrmarrë nga Ministria e Mjedisit ishte një nga diksutimet ku palët u ndalën. Kodi Penal për mjedisin është i pandryshuar qysh në 1995 dhe sot vendi ynë përballet me zhvillime të vrullshme në këtë fushë dhe me një tjetër realitet.

Ky proçes është mbështetur nga expertët ndërkombëtarë më të mirë ligjorë të fushës dhe pritet të finalizohet brenda 2017-ës. Ambasadori Sattler siguroi se mbështetja politike, asistenca dhe ekspertiza e vendit të tij për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërinë do të intensifikohet edhe më tej, duke e konsideruar mjedisin si një fushë prioritare që mbështet zhvillimin e qëndrueshëm të shteteve.

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit

Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit