Koka takohet me ambasadoren
kroate: Moratoriumi në pyje, pozitiv

Koka takohet me ambasadoren<br />kroate: Moratoriumi në pyje, pozitiv
Moratoriumi 10-vjeçarë në pyje pritet që të ketë ndikim të madh në mbrojtje të mjedisit në vend.

Kështu ka deklaruar Ministri i Mjedisit, Lefter Koka gjatë një takimi që ai ka pasur me Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Tiranë Sanja Bujas Juraga.

Në këtë takim, ministri Koka e njohu Ambasadoren Juraga me arritjet e deritanishme në fushën e Mjedisit duke vënë theksin në  prioritetet, objektivat dhe projektet konkrete në këtë sektor të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë e Mjedisit

Nga ana e saj, Ambasadorja Juraga  u shpreh se ka ndjekur me vëmendje arritjet dhe hapat e Ministrisë se Mjedisit deri më sot. Juraga u ndal posaçërisht në  shpalljen e Moratoriumit 10- vjeçar të  pyjeve, të cilin e vlerësoi si një masë të duhur të qeverisë shqiptare në mbrojtje të mjedisit.

Gjatë takimit palët diskutuan rreth çështjeve mjedisore në të dyja vendet si edhe rrugën që Shqipëria dhe Kroacia po kalojnë në plotësimin e angazhimeve të direktivave të Bashkimit Europian ndaj mjedisit. Në këtë kuadër Ambasadorja Juraga ofroi  asistencën e vendit të saj përsa i përket  proceseve teknike në rrugën drejt Bashkimit Europian. 

Ministri Koka theksoi rëndësinë e angazhimeve të Shqipërisë edhe në fushën e ndryshimeve klimatike për të cilën u sigurua nga  Ambasadorja Juraga  se Kroacia është e gatshme të mbështesë Shqipërinë në këtë sfidë globale.

Eksperienca e suksesshme e  Kroacisë në menaxhimin e ujërave të vijës bregdetare dhe në sektorin e menaxhimit të mbetjeve janë dy fusha të rëndësishme bashkëpunimi midis dy vendeve  për të cilat u diskutua gjatë takimit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën