Koka: Të bashkëpunojmë për mbrojtjen e mjedisit shqipta

/ATSH/ - Ministri i Mjedisit Lefter Koka, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare "Energjia e Gjelbërt dhe Shkenca Mjedisore në Shqipëri", të organizuar nga Universiteti Bujqësor në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij,  Ministri Koka theksoi se pjesëmarrja e tij në këtë Konferencë është në vijim të politikës që Ministria e Mjedisit ka nisur të zbatojë në kuadër të një filozofie të re bashkëpunimi me qytetarët dhe partnerë të ndryshëm, në mënyrë që të bëhet një punë sa më e mirë në mbrojtje të mjedisit shqiptar.

"Dy javë më parë nisa takimet javore me specialistë të mjedisit, organizata të ndryshme mjedisore, përfaqësues të grupeve të interesit, duke u pasuar me një takim tjetër me akademikët më në zë të vendit në fushën e mjedisit, si dekanë universitetesh, dhe drejtues departamentesh, profesorë dhe studiues. Për këtë arsye jam i lumtur të jem sot këtu për të ndarë dhe shkëmbyer së bashku mendimet dhe idetë në mbrojtje të çështjeve me rëndësi për mjedisin siç është energjia, ekonomia dhe bashkëpunimi për qytete të gjelbërta, për të cilat, padyshim zëri i akademikëve dhe specialistëve është tejet i vyer dhe i rëndësishëm."- tha Koka.

Në fjalën e tij Ministri i Mjedisit theksoi faktin se qeveria shqiptare mbështet konventën e BE-së për mjedisin dhe ka si objektiv kryesor përmirësimin e kuadrit ligjor.
"Në Planin Kombëtar të Integrimit Evropian 2014-2020, janë parashikuar masa ligjore për transpozimin në legjislacionin kombëtar të paketës së BE-së "Klima dhe Energjia". Proçes ky, që në thelb vendos bazat për një zhvillim të qëndrueshëm të vendit. Shqipëria, me synim  zhvillimin drejt ekonomisë së gjelbër, ka mbështetur qëndrimin e vendeve të BE-së, ndaj  Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, duke u angazhuar në marrjen e masave si përcaktimin e objektivit kombëtar për reduktimin e gazeve serrë, deri në vitin 2020; rritjen burimeve të rinovueshme të energjisë me 35%, deri në vitin 2020; për rritjen e efiçencës së energjisë me 9%, deri në vitin 2018."- theksoi Ministri.
Ndërkohë përsa i përket buxhetit për Mjedisin,Koka përmendi  rritjen me 5 herë më shumë të buxhetit në total të alokuar për mjedisin, krahasuar me qeverisjen e kaluar, duke treguar rëndësinë që qeveria shqiptare i ka kushtuar mjedisit. "Në veçanti dua të përmend një projekt madhor që ka të bëjë edhe me temën e kësaj konference.  Ky është projekti i Djegësit Termik të Elbasanit, me vlerën prej 20 milion dollarësh, i cili do zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemin e mbetjeve në këtë qytet, por jo vetëm, ai do mundësojë kthimin e mbetjeve në energji."

Konferenca Ndërkombëtare "Energjia e Gjelbërt dhe Shkenca Mjedisore në Shqipëri" ka  në qendër të vëmendjes futjen e metodave dhe teknologjive për zhvillimin e qëndrueshëm dhe energjinë e gjelbërt. Ajo është një mundësi për prezantimin e punës shkencore si dhe promovimin e shkëmbimit të informacionit, idetë dhe përvojat në zbatimin e projekteve

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës