Një çift shqiptarësh është kapur dhe arrestuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Firences në Itali, në akuzën për posedim dhe trafikim të drogës.
30-vjeçari dhe 21-vjeçarja, burrë e grua janë arrestuar nga policia e Castiglionit pas një hetimi prej disa kohësh.

Media italiane shkruajnë se personat në fjalë G.M dhe G.V u mbajtën në kontroll dhe në hetim për një kohë të gjatë dhe në momentin e arrestimit u kapën me disa doza të konsiderueshme të kokainës dhe marijuanës.

Pas kontrollit të bërë në banesën e tyre policia gjeti dhe sekuestroi 490gr marijuanë dhe 55gr kokainë, një peshore matëse si dhe 100 euro të përftuara nga shitja e lëndëve narkotike. Nga ana tjetër dy të arrestuarit deklaruan se drogën e kishin për përdorim vetjak. Ndërsa pritet të dalin para gjykatës për të marrë masën e dënimit.

 

a.m/Shqiptarja.com