Uniformat blu sqarojnë se arrestimi i 25-vjeçarit u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat policore në ambientet e një lokali në Fushë-Milot, Kurbin, është kapur me lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë” e ndarë në njëmbëdhjetë doza, që do e shiste në disa lokale.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të lokalit që ishte në pronësi të shtetasit K.L., 25 vjeç, janë gjetur 12 kompjutera për lojëra fati, një tavolinë pokeri, si dhe një tavolinë “Black Jack”, të cilat ky shtetas i mbante në kundërshtim me dispozitat ligjore.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale lënda narkotike, kompjuterat e lojërave të fatit dhe 2 tavolinat e pokerit.
[gallery]25358[/gallery]
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit Alfons Lleshaj për vepren penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal dhe në ngarkim të shtetasit K.L., vepra penal “Organizimi i lotarive të palejuara “, parashikuar nga neni 197 i Kodit penal.
d.c./shqiptarja.com

FOTO









