Plot 15 kg kokainë janë bllokuar nga policia italiane në Breshia, ndërsa në pranga ka përfunduar një 24-vjeçar shqiptar me inicialet K. A. Drogë ishte fshehur në makinë që udhëtonte shqiptari, i cili jetonte në Gjermani.
Ai është ndaluar pasi gjatë patrullimeve, karabinierët e Breshias kanë vënë re një makinë me targa gjermane që qëndronte në parkingun e qendrës tregtare “Le Rondinelle”.
Ata i janë afruar dhe kanë komunikuar me 24-vjeçarin duke i kërkuar arsyen që kishte ardhur në Itali dhe pse qëndronte aty. Ndërsa shqiptari nuk dinte mirë gjuhën italiane karabinierët kanë vendosur që ta shoqërojnë për në rajon.
Aty më pas ka nisur edhe kontrolli i mjetit. Sapo kanë hapur kofanon e makinës së shqiptarit është gjetur lënda narkotike prej 15 kilogramësh kokainë e pastër. Sipas policisë, vlera e kokainës shkonte në 1.5 milionë euro.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com