Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria kanë hyrë në një përplasje mes tyre për 10 të pandehurit e procesit “Xibraka” të arrestuar dhe nën akuzë për laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit.
 
Shkak për përplasjen ndërmjet dy institucioneve prokurorisë e gjykatës është bërë qëndrimi i tyre për gjykim të shkurtuar ndaj të pandehurve.
 
Prej disa seancash të pandehurit në këtë proces mes kërkojnë gjykim të shkurtuar çka në rast dënimi do t’i ulte atyre 1/3 e vuajtjes së dënimit, por Gjykata e Krimeve e ka refuzuar këtë kërkesë.
 
Me kërkesën për gjykim të shkurtuar prokuroria ka qenë dakord çka ka bërë që avokatët e të pandehurit të braktisin sallën duke kërkuar përjashtimin e trupës gjykuese të kryesuar nga relatori Bib Ndreca.
 
Pas 25 seancave ende në këtë proces nuk është arritur të lexohet kërkesa për gjykim ndaj 10 të pandehurve.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com