Kokaina mbizotëron tregun e narkotikëve në Tiranë! Estetistja që i shiste klientëve në sallon shpëton nga burgu prej fëmijëve të mitur

Denisa Bushka, 34 vjeçe, u la në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Tiranës këtë të shtunë, pas arrestimit më 12 prill me 40 doza kokaine gati për shitje në zonën e Komunës së Parisit. E reja mundi t’i shpëtojë burgut pasi nuk ka kush të kujdeset për 2 fëmijët e mitur. Denisa Bushka punonte estetiste në disa sallone në kryeqytet dhe bashkë me shërbimin, disa klientëve u shiste edhe doza kokainë nga 10 deri në 50 gramë. Dyshimet e policisë janë edhe për persona të tjerë të përfshirë në trafikimin dhe shitjen e drogës, si bashkëpunëtorë të gruas dhe hetimet vijojnë.

Shitja e kokainës ka pësuar rritje në 3 muajt e parë të vitit 2023 në kryeqytet. Disa janë zonat me përqendrimin më të lartë të këtij aktiviteti të paligjshëm, kryesisht nëpër lokale të natës dhe jo vetëm.

Nga të dhënat e sektorit të narkotikëve në Policinë e Tiranës, kokaina është droga që zë peshën më të madhe të shitjes në treg, krahasuar me llojet e drogave të tjera. Kryesisht kokaina shpërndarë në lokalet e natës së ish-Bllokut, në Komunën e Parisit dhe në Tiranë të Re. Në rritje janë edhe arrestohet e shpërndarëse të heroinës, krahasuar me një vit më parë - thonë burimet pranë Policisë së Tiranës.

Nga janari deri në fund të marsit u arrestuan dhe u hetuan në gjendje të lirë 450 persona për shitje të lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme. Dhjetëra prej tyre janë kapur, kryesisht me sasi të vogla, pas hetimeve disa mujore me përgjime por edhe me blerje të simuluara nga të infiltruar. Në tre mujorin e parë të vitit 2023, në kërkim u shpallën 10 persona.

Problem vijojnë të mbeten furnizuesit, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve kanë mbetur të paidentifikuar. Por, policia ka mundur të zbardhë skemën që ata përdorin për shpërndarjen e narkotikëve. Ata rekrutojnë kryesisht shpërndarës që janë të moshave relativisht të reja, 20 deri në 30 vjeç, por nuk kanë munguar rastet edhe të minorenëve. Ata që janë shpërndarës kategorizohen në pjesën më të madhe edhe si përdorues.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • raku: 16/04/2023 14:23

    po kjo rinia nuk merret me sport apo me lexime po tere diten tu pi droge? ca brezi i ri i keq qe po rritet.

    Përgjigju
  • Gripi: 16/04/2023 00:16

    Femijet ti kalojne ne kujdestari shtetit. Do kujdeset nena trafikante droge per femijet? Cfare edukate do ju jape,? Ate se si fitohet duke shitur droge? A dine keta gjykates dhe prokurore te droguar qe droga vret? Shkateron jete njerezish? Shkateron rinine, adoleshentet, prinderit e tyre. Po shkateron jeten shoqerore ne shqiperi. Cfare eshte kjo llogjike? Ka femije, eshte semure etj Nuk ka per te treguar bashkepuntoret tani qe eshte larg presoonit. Turp

    Përgjigju
    • Or tej: 16/04/2023 11:12

      Jemi qe jemi ti fusim nga nje vize edhe ne or teeeejjjjj

    • Virusi: 16/04/2023 08:37

      Mire e keni ju, por me sa shoh gjykatesi do kete gjetur furnitor me te lire ne kete rast ????????????

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet

Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet