Kokaina në port/PD: Kompania kreu 151 udhëtime me të njëjtin itinerar! Llogariteni sa drogë u transportua

Kokaina në port/PD: Kompania kreu 151 udhëtime me të njëjtin itinerar! Llogariteni sa drogë u transportua

TIRANË- Partia Demokratike ka hedhur akuza të drejtpërdrejta mbi pronarin e Alba Exotic Fruit shpk, firma që kishte porositur bananet nga Ekuadori ku u gjet 137 kg kokainë, Eduart Dautin. Nëpërmjet ish-deputetes Jorida Tabaku, PD-ja akuzon se ndaj tij, nuk është marrë asnjë masë teksa ka publikuar një dokument, ku vihet në dukje se kjo kompani ka kryer 151 udhëtime me të njëjtin intenerar, duke e marrë si të mirëqenë se në këto 151 udhëtime është transportuar kokainë.

Nga selia blu, Tabaku shprehet se çdo ditë e më shumë Shqipëria po shihet nga vendet e BE si vend kyç sa i takon drogërave.

"Shqipëria e cila kërkon integrimin në BE është kthyer në një vend kyç sa i takon drogërave, janë 3 raste të paraqitura për publikun këto ditë që vërtetojnë protagonizmin (ashtu si është bërë e udhës këto 6 vitet e fundit) në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Rasti më i bujshëm ishte ai i disa ditëve më parë ku një sasi rekord kokaine u kap falë nderhyrjes se DEA-s. Por porositësi i shpëtoi aksionit. Faqja që tregon udhetimet e anijeve me ngarkese zbulon se kompania Alba Exotic Fruit shpk, (https://panjiva.com/Alba-Exotic-Fruit-Shpk/29513544) ka kryer 151 udhëtime me të njëjtin intenerar. Secili prej nesh e ka të thjeshtë të kryejë llogaritë se sa kg kokainë mund të jenë transportuar.

Një nga kriteret e vendosura nga Bundestag lidhet me trafikimin e lëndëve narkotike dhe shndërrimin e Shqipërisë në nje bazë për drogat e forta dhe nyjë në trafikun ndërkombëtar. Integrim do të thotë plotësimi kushteve, kjo e fundit do të thotë vullnet politik dhe kjo mungon. Shqipëria dhe shqiptarët nuk mund të jenë peng i politikës së kësaj qeverie dhe mazhorance. Shqipëria ka nevojë për politikanë seriozë, për rezultate konkrete e jo për propagandë. Trafiku i drogës e lufta ndaj krimit të organizuar përherë e më shumë po theksohen si kritere si shkak i mungesës së progresit në to!

Nuk eshte kjo Shqiperia qe meritojne femijet tane, nuk eshte kjo rruga Europiane e Shqiperise! Me Edi Ramen nuk mund te kete Shqiperi europiane", shprehet Tabaku. 

Dokumeni i publikuar nga PD-ja

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • karidi: 30/09/2019 15:49

    po perderi sa eshte kompani qe transporton fruta ekzotike, banane, ananas etj. patjeter qe te njejtin intinirar do ndjeki sepse ate biznes ka, me ate shtet e ka. edhe luli qe ka shtepine je holande, ku eshte e liberalizuar droga, mund te supozojme qe sa here hyn fut ne shqiperi nga nje dore droge, po te llogarisesh hyrje daljet e perditshme te lulit ne hollande kushedi sa droge del qe ka fut ne shqiperi

    Përgjigju
  • Hahahah: 30/09/2019 11:22

    Kjo eshte komplet dizinformim dhe tendencioze...ska asnje lidhje itinerari i 1 anije me kontinjeret. Ca do të thotë ka 151 udhëtime me të njëjtën intinerar....nuk me rezulton se kontenierët lundrojnë vetë... i shkruar nga dikush që nuk e di se çfarë po flet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja