Kokaina, nisin kontaktet
me homologët e Ekuadorit

Kokaina, nisin kontaktet<br />me homologët e Ekuadorit
TIRANE- Policia shqiptare nisi verifikimet për kapjen e 145 kg kokainë në Ekuador që po nisej në vendin tonë. Në Greqi u kapën 1.2 ton hashash që vinte nga Shqipëria e në Itali u arrestuan disa shqiptarë me drogë. Në Durrës dje u kapën me 48 kg hashash Eduart Allmeta, 33 vjeç dhe udhëtari tjetër, Ardit Tola, 23 vjeç. Policia kapi 48-vjeçarin Shkëlqim Hyzmo, nga Çerma e Lushnjës, i dënuar në Itali për drogë. Interpoli në Serbi kapi Astrit Limanin, i njohur me pseudonim ‘Titi i Ukës’, nga Shëngjini, i dënuar për trafik droge.

Kokaina në Ekuador
Të dielën, në portin Guayaquil, u zbulua drogë në fundin e rremë të një kontenieri, në zonën e Bananapuertos. Gjatë një kontrolli rutinë, policia gjeti kontenierin me kodin “MSCU7453216”, e cila i përket kompanisë “DISCOVERBAN” SA. Policët konfirmuan parregullsi dhe qentë e trajnuar zbuluan, në pjesën e poshtme të rreme të kontenierit, 125 pakot me substancën e bardhë. Nga testet kimike u konfirmua se autoritetet kapën 145.470 gramë hydrochloride kokainë, të destinuara për në Shqipëri. Prokurorët Leonidas Lema Muñoz dhe Yanina Villagomez, thanë se pronarët e drogës janë në kërkim. Burime pranë Policisë së Shtetit, thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se ditën e djeshme janë bërë përpjekje për t’u lidhur me palën ekuadoriane, për identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngarkesë, ku dyshimet e para bien mbi trafikantët shqiptarë që e presin ngarkesën në portin e Durrësit.

Greqi, 1.2 ton hashash, Itali, 2 skafistë e kokainë
Parmbrëmë në orën 22:00, në qytetin grek Nafpaktos, u vu në pranga një shqiptar, që i jepte një kamioni me 1.2 ton hashash. Dje, një gomone rreth 5 metra që transportonte disa kuintalë marijuanë është bllokuar nga Guardia di Financa në Melendugno. Dy skafistë, 20-vjeçari D.C dhe 40-vjeçari S.B, të dy nga Vlora, janë arrestuar. Policia në Teramo, arrestoi me 400 gr drogë Engli Kurtin, shqiptarin 22 vjeç, i cili kishte shkuar në Itali për turizëm. Policia kapi një shqiptar me 176 gramë kokainë në Peruxhia, në murin e kuzhinës. Policia ka arrestuar Ravenna  një shqiptar, korrier droge, që udhëtonte me 2.2 kilogramë kokainë, me vlerë 350 mijë euro, të fshehur në makinën me të cilën ai ishte nisur nga Shqipëria, të futur mes pakove me solucion pas rrojes. Kur policia trokiti, u përpoq të largohej, Astrit Marashi, emigranti shqiptar 23-vjeçar, që u kap me 160 gr kokainë, me vlerë 20.000 euro.
 
 Shkrimi u publikua sot (16.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet