Kokaina/ Sistemi TIMS, pronari
iku nga Shqipëria 3 javë më parë

Report Tv ka zbardhur detaje të reja lidhur me sasinë rekord të kokainës të kapur sot jashtë Portit të Durrësit. Lënda narkotike vinte nga Kolumbia, ndërsa ishte porositur nga kompania ‘Arbri Garden’, në pronësi të Arbër Çekajt.

Burime për Report Tv nga grupi hetimor i dosjes ‘kokaina’ bëjnë me dije se pronari i kompanisë, që porositi 613 kg kokainë, ndodhet jashtë vendit. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton që Arbër Çekaj ka dalë nga Shqipëria prej më shumë se 3 javësh, pra para se të vinte në vendin tonë kontenieri me banane, ku fshihej sasia e madhe e kokainës.

Edhe mbrëmjen e kaluar, kur është bërë operacioni dhe është zbuluar magazina me kokainë, ai nuk ka qenë në Shqipëri. Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno, tha pak më parë se pronari i kompanisë ‘Arbri Garden’ ndodhet në Gjermani

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu thërret takim urgjent me zyrtarë të sigurisë mbi armëpushimin dhe lirimin e pengjeve

Netanyahu thërret takim urgjent me zyrtarë të sigurisë mbi armëpushimin dhe lirimin e pengjeve