Një 39 vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia greke në Selanik pasi iu gjetën 300 gramë kokainë dhe mbi 30 mijë euro të padeklaruara. Ai u transportua në burgun e Selanikut, pasi u lirua nga paraburgimi ku po qëndronte, shkruajnë mediat greke.
Pas kontrolleve në shtëpinë e tij dhe në një prej magazinave që kishte nën pronësi, 39 vjeçarit iu gjet edhe një pistoletë dhe peshore elektronike për ndarjen e drrogës në doza gati për t’u shitur. Atij iu sekuestrua edhe një makinë që e përdorte për të shpërndarë drogën.