Kokainë dhe heroinë, goditet grupi kriminal në Janinë, koka ishte shqiptar (Detaje)

Kokainë dhe heroinë, goditet grupi kriminal në Janinë, koka ishte shqiptar (Detaje)

Goditet nga policia greke në Janinë një grup që trafikonte kokainë, heroinë dhe kanabis, që drejtohej nga një shqiptar. Në pranga ranë tetë persona, tre nga të cilët nga Shqipëria, ndërsa mes të arrestuarve janë edhe dy gra greke.

Mediat greke theksojnë se koka e grupit, që është një 31- vjeçar transportonte drogën nga Shqipëria. Policia greke ka sekuestruar gjatë kontrollit 326 gr heroinë, 36 gr kokainë, disa doza kanabis, 3400 euro, 11 telefona dhe sende të tjera.

Ndërkohë që në ditët e fundit po në vendin fqinj po vijon një operacion për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të drogës, teksa dje u gjetën dhe u sekuestruan 1 ton 172 kg marijuanë, e ndarë në 106 pako (lexo këtu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë