Dy gomonet me drogë u nisën nga Vlora/ Policia greke: Zgjidhnin skafistë të zotë dhe lundronin në det mbi 6 ballë! (VIDEO)

GREQI- Policia greke ka dhënë detaje nga operacioni për kapjen e 1 ton e 172 kg kanabis në ishullin Pipero, një ditë më parë. Mësohet se deri më tani si rezultat i operacionit, janë vënë në pranga katër persona, përkatësisht 25, 35 dhe dy 42-vjeçar, e ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Referuar deklaratës së policisë greke, bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal që trafikonte kanabis nga Shqipëria, me pikënisje nga Vlora drejt Turqisë. Krerët e këtij grupi zgjidhnin gomone që kanë mundësi që të transportojnë sasi të mëdha droge, me motorë të shpejtë dhe skafistë të zotë. Transporti i drogës me gomone, bëhej në ditë me vranësira dhe erëra të forta në det me mbi 5-6 ballë.

Operacioni i policisë greke ka zgjatur 5 ditë, nga ku u zbulua 1 ton e 172 kg marijuanë në ishullin Piperi, të ndarë në 106 pako. Gjithçka ka nisur në datën 25 shtator ku u pikas një gomone me drogë në brigjet e Turqisë. Për kapjen e saj, u angazhuan 10 skafe, 1 helikopter dhe 1 avion si dhe 2 avionë të FRONTEX në verilindje të detit Egje, në fund të së cilit u arrestuar 3 persona, ku sipas mediave greke janë dy shqiptarë dhe një italian, përkatësisht të moshës 25, 42 dhe 42-vjeç. Megjithatë, policia greke nuk ka dhënë zyrtarisht detaje lidhur me origjinën e të arrestuarve, por më herët është konfirmuar nga ajo shqiptare, ndonëse këta të fundin nuk e konfirmuan se u është gjetur drogë.

Ndërkohë, pas kapjes së gomones së parë, trafikantët nuk hoqën dorë! Katër ditë më vonë, u pikas një tjetër gomone me drogë në Agistrio, ku u arrestua një person 35-vjeç dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Nisur nga fakti se në këtë zonë po qarkullonin disa gomone me drogë, policia greke nisi kontrollin ku pas shumë orëve kërkim u gjetën dhe u sekuestruan 106 pako me 1 ton 172 kg marijuanë.

Deklarata e policisë greke 
“Behet fjale për shkatërrimin e nje rrjeti kriminale të trafikut të marijuanës nga Shqipëria në Turqi dhe trafikut të heroinës nga Shqipëria në Turqi.

Në dt.25 shtator jemi njoftuar për dy gomone që po tentonin të transportonin droge në brigjet e Turqisë. U organizua operacion nga policia dhe roja bregdetare me 10 skafe, 1 helikopter dhe 1 avion si dhe 2 avionë të FRONTEX në verilindje të detit Egje. Operacioni rezultoi në kapjen e një gomoneje dhe arrestimin e 3 personave që ndodheshin në të, të moshës 25, 42 dhe 42-vjec.

Në dt.29 shtator, u zbulua një gomone tjetër me një shtetas në të në zonën detare të Agistrio. U arrestua skafisti 35-vjec. Për të njëjtën çështje janë në kërkim edhe dy shtetas të tjerë.

U arrit të krijohej profili i këtij grupi kriminal. Ata zgjidhnin gomone që kanë mundësi të transportojnë sasi të mëdha droge, motore të shpejtë dhe skafistë të zotë. Ata zgjidhnin të lundronin në dite me vranesira dhe erëra te forta dhe det mbi 5-6 balle.

Në dt.30 shtator, në ishullin Piperi u gjeten dhe sekuestruan 106 pako me 1 ton 172 kg marijuanë. 3 te arrestuarit e pare kane marre masën e sigurisë “Arrest ne burg”.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papi: 01/10/2019 16:42

    Pasi rama nderroi nja tre here qeverine prape gjerat nuk po shkojne mire i ngelet opsioni i fundit te nderroi krejt shqiptaret vetem ai te mos jete objekt nderrimi sepse eshte kryeministri pa jemi ne

    Përgjigju
  • YYY: 01/10/2019 14:43

    Strukturat e sigurise ne Vlore kane deshtuar. Duhet filluar me shkarkimin e zevendesimin e drejtuesve te tyre urgjent. S'ka nevoje per analiza te gjata, situata flet vet.

    Përgjigju
  • Bruno: 01/10/2019 14:35

    Une mendoj se ky operation i madh i policise Greke nuk ka lidhje me visiten e Lulit ne Greqi te para ca diteve.

    Përgjigju
  • skafisti: 01/10/2019 14:29

    ore vlla si e ka emrin ai skafisti mos na kane kapur ndonje kushuri ...

    Përgjigju
  • Kafsha: 01/10/2019 13:30

    Urgjent ushtria dhe policia të bëjë zap Vlorën me vlonjatët e saj se na fëlliqën!

    Përgjigju
    • Bir o bir: 02/10/2019 16:52

      Nuk felliqemi vetem ne qe jemi ktu. Felliqen gjith shqiptaret...pastaj per cfare do felliqemi?! Per 5 ozuroatore qe kane ber prone dhe detin?! Jo vlora eshte e vlonjatit...

    • vlora: 01/10/2019 13:43

      cke more kafsha, pse u flliqe ti mor qen

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen