ITALI– Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane. Bëhet fjalë për Ervis Jonuzin, 32-vjeç nga Tirana dhe Elton Cerrikun, 36-vjeç nga Elbasani.
Të dy shqiptarët kishin marrë me qira një apartament në fshat pavarësisht se njëri nga të dy nuk e dinte një fjalë në italisht ndërsa tjetri nuk fliste fare. Sjellja e tyre ka ngjallur dyshime tek policia, e cila vendosi që të ushtronte një kontroll në shtëpinë e tyre.
Gjatë kontrollit u gjet një valixhe, e cila brenda saj kishte kokainë të ndarë në dy pako me nga 50 dhe 100 gram. Përveç drogës, shqiptarëve iu gjetën edhe 5430 euro, 600 prej tyre u gjetën në portofolin e markës "Louis Vuitton".
Gjatë seancës gjyqësore, dy shqiptarëte shfrytëzuan të drejtën për të mos u përgjigjur lidhur me akuzat. Ata u dërguan në burg ku edhe do të presin vendimin.
Hetuesit kanë nisur punën për të zbuluar nëse dy shqiptarët janë pjesë e një organizate kriminale apo janë thjesht korrierë sepse Jonuzi rezulton të jetë arkitekt në Shqipëri, ndërsa Cerriku është tregtar makinash.