TIRANË- Janë realizuar 3 operacione policore ku si rezultat ka rënë në pranga 6 persona pasi iu gjetën duke shpërndarë kanabis e kokainë , u sekuestruan 1070 euro të fituara nga kjo veprimtari kriminale si dhe u sekuestruan 2 makina.
Operacioni "Cooper" vuri në pranga 3 persona që u kapën duke shpërndandarë lëndë narkotike, u sekuestruan dy makina, kokainë dhe kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje si dhe 1070 euro të dyshuara si të përftuara nga kjo veprimtari kriminale.
Të arrestuarit janë 24-vjeçari me iniciale D. K., 32-vjeçari me iniciale K.V. si dhe 34-vjeçari me iniciale R. K., 34 vjeç. Ata akuzohen për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.
Operacioni "The departed", vuri në pranga 2 persona që shpërndanin kanabis, një pjesë e ndarë në doza dhe gati për shitje.
Të arrestuarit janë 19-vjeçari me iniciale E.H, dhe 19-vjeçari me iniciale B. M. Akuzohen për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Operacioni "Selle" vuri në pranga 27-vjeçarin me iniciale M.Z. që që po shpërndante lëndë narkotike, u sekuestrua një sasi kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.
I riu akuzohet për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Komente









