TIRANË- Forcat “Shqiponja”  kanë arrestuar 35-vjrçarin N.M në Tiranë për shkak se gjatë kontrollit rutinë në automjetin e tij, u gjet një sasi e lëndës narkotike kokainë.

Policia ka arrestuar 21-vjeçaren Xh. A, së cilës gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një sasi lënde narkotike kanabis. E reja për të shmangur shoqërimin, ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë së Rendit Publik dhe ka dëmtuar derën e dhomave të shoqërimit.   

Policia rrugore gjatë patrullimeve, kanë arrestuar E.Sh dhe D. S pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.